Përkushtim për të dëshmuar së bashku
mesazhin e Ungjillit…
Në Vatikan u kremtua me shkëlqim 50-vjetori i thirrjes së Sinodit të Dytë të Vatikanit. Në ceremo- ninë speciale, që u organizua me këtë rast, në sheshin përpara bazilikës së Shën Petrit në Romë, u kujtua ky eveniment, që përbën edhe pikënisjen për riafrimin midis romano-katolikëve dhe orthodhoksëve. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe iu drejtua pjesëmarrësve të shumtë, kardinalëve, pe- shkopëve dhe klerikëve si edhe numrit të madh të be- simtarëve, Patriarku Eku- menik, Vartholomeu I, i ftu- ar nga Shenjtëria e Tij Be- nedikti XVI, Papa i Romës.
“Dashuri” dhe “dëshirë për harmoni”, “dialog”, “re- spekt i ndërsjellë” këto ishin vlerat që u ritheksuan dhe u forcuan më tej me praninë e Patriarkut Ekumenik, Var- tholomeu I, në këtë eveni- ment.
Në fjalimin e tij, ai iu re- ferua hapave që çuan në fi- llimin e dialogut theologjik midis romano-katolikëve dhe orthodhoksëve. Midis të tjerave ai tha:
“…50 vjet më parë në këtë shesh, një celebrim i madh dhe domethënës pushtoi mendjen dhe zemrën e Kishës Romano-Katolike, duke e prurë nga shekujt në realitetin e botës mo- derne. Ky gur tregues transformues, çelja e Si- nodit të Dytë të Vatikanit, u frymëzua nga realiteti esencial se Biri dhe Fjala e mishëruar e Perëndisë është “…aty ku dy ose tre mblidhen në emrin e Tij” (Matth. 18:20) dhe se Shpirti i Shenjtë që buron nga Ati “…do t’ju udhë- heqë në të gjithë të vërte- tën” (Joan 16:13).
…Sa për Kishën Or- thodhokse, ne po kalojmë një kohë shkëmbimesh të ndërsjella edhe shpresash. P.sh. thirrja e Konferen- cave Pan-Orthodhokse në Rodos çoi në Konfe- rencat pre-sinodike panor- thodhokse, të cilat po pa- rapërgatitin Sinodin e Madh të Kishave Ortho- dhokse. Këto shkëmbime do të shfaqin dëshminë e përbashkët të Kishës Or- thodhokse në botën mo- derne. Për më tepër, këto zhvillime koinciduan me “dialogun e dashurisë” dhe me fillimin e Komisi- onit të Përbashkët Ndër- kombëtar për Dialogun Theologjik midis Kishës Romano-katolike dhe Ki- shës Orthodhokse, që u ngrit nga paraardhësit e nderuar Papa Joan Pali II dhe Patriarku Ekume- nik Dhimitri.
Gjatë pesë dekadave të fundit, arritjet e kësaj mbledhjeje janë konkre- tizuar nëpërmjet një seri statutesh të rëndësishme dhe me influencë të ma-
dhe, apo në deklarata e dekrete. Ne kemi parë ri- përtëritjen e frymës dhe “kthimin te burimet”, në- përmjet studimit liturgjik, kërkimit biblik dhe stu- dimit patristik. Kemi vle- rësuar përpjekjen e bërë për t’u çliruar gradualisht nga kufizimet e skolasti- cizmit rigid e për të shku- ar drejt një hapjeje, drejt sferës ekumenike, që ka sjellë shfuqizimin e afo- rizmave të vitit 1054, shkë- mbimin e përshëndetje- ve, kthimin e lipsaneve të shenjta, si dhe hyrjen në dialogë të rëndësishëm bashkë me vizitat e bëra në Selitë tona.
Udhëtimi ynë nuk ka qenë gjithmonë i lehtë apo pa dhimbje dhe sfida, sepse siç e dimë “e ngu- shtë është dera dhe e vësh- tirë rruga” (Matth 7:14). Theologjia esenciale dhe temat kryesore të Sinodit të Dytë të Vatikanit- misteri i Kishës, shenjtëria e Liturgjisë dhe autoriteti i episkopit- janë ende të vështira për t’u aplikuar
në praktikë, përbëjnë një punë të madhe dhe që im- penjon mbarë Kishën sa i takon përvetësimit të tyre. Dera duhet të mbetet e hapur për një pranim, an- gazhim baritor dhe interpretim kishtar më të thellë të Sinodit të Dytë të Vati- kanit.
Ndërsa ecim përpara së bashku, ne i ofrojmë falënderime dhe lavdi Pe- rëndisë Atë, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë që kjo mbledhje e nderuar e epi- skopëve pranoi rëndësi- në e reflektimit dhe të dialogut të sinqertë midis Kishave tona.
… Me Krishti si gurin tonë të qoshes dhe tradi- tën që ndajmë së bashku, ne do të denjësohemi me anë të dhuratës dhe Hirit të Perëndisë, për të ecur drejt një vlerësimi më të mirë dhe drejt një shpreh- jeje më të plotë të Trupit të Krishtit. Duke bërë për- pjekje në përputhje me frymën e Traditës së Ki- shës së hershme dhe në dritën e Kishës së Sinode- ve të mijëvjeçarit të parë, ne do të arrijmë në një uni- tet të vërtetë i cili qëndron përpara nesh sot. Kisha është e para përherë në dimensionin e saj unik profetik dhe baritor, për- qafon me butësi dhe i shërben me përulësi “edhe më të paktët të këtyre vëllezërve të mi” (Matth. 25:40).
Shenjtëri, prania jonë këtu ka kuptimin dhe vu- los përkushtimin për të dëshmuar së bashku me- sazhin e Ungjillit të shpë- timit dhe të shërimit edhe tek më i pakti i vëllezërve tanë: te të varfrit, tek ata që janë harruar në botën
e Perëndisë. Le ta nisim këtë duke u lutur për pa- qen dhe shërimin e vëlle- zërve tanë të krishterë në Lindjen e Mesme. Në tra- zirat që po ndodhin sot për shkak të dhunës, të ndarjes dhe të izolimit, dhe që po përshkallëzo- hen dita-ditës midis po- pujve dhe kombeve, le të lutemi që harmonia dhe dashuria që ne shfaqim këtu dhe mirëkuptimi që kërkojmë nëpërmjet dialogut dhe respektit të ndër- sjellë, të shërbejë si model për popujt e vuajtur në çdo anë të globit, të ci- lët vuajnë nga zija e bu- kës, fatkeqësitë natyrore, sëmundjet dhe lufta, e ci- la kohët e fundit ka pre- kur mbarë jetët tona.
Në dritën e të gjitha aty- re gjërave që janë për- mbushur nga Kisha përmbi tokë dhe duke vlerësuar shumë progresin që kemi ndarë bashkë, ndihemi të nderuar që jemi ftuar sot për të mbajtur me përulësi fjalën tonë, në këtë për- kujtim solemn dhe festiv të Sinodit të Dytë të Vatika- nit. I shkon për shtat këtij evenimenti që Kisha juaj sot shënon edhe inagurimin e “Vitit të Besimit”, si- kundër është edhe e vër- tetë se besimi na tregon konkretisht udhëtimin që kemi bërë së bashku në rrugën e pajtimit të dhe të unitetit real.
Duke e mbyllur këtë fjalë, Shenjtëria Juaj, vë- lla i dashur, Ju përgëzoj ju dhe këtë mbledhje të nderuar edhe ju përqafoj në mënyrë vëllazërore me rastin e gëzuar të kremti- mit të këtij përvjetori. Pe- rëndia ju bekoftë ju të gjithëve!