EmailFacebookKontakt

Përkujtohet 10-vjetori i fjetjes së Hirësi Kozmait

Përkujtohet 10-vjetori i fjetjes
së Hirësi Kozmait

M

ë 11 gusht, në Kishën e Shën Theodhorit, Vlorë, u krye përshpirtja me rastin e 10-vjetorit të fjetjes së të përkujtuarshmit Episkopit të Apollonisë, f Kozmait. Mesha dhe për- kujtimorja u drejtuan nga Mitropoliti i Beratit,Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myze- qesë, Imzot Ignatit, me pje- sëmarrjen e shumë klerikë- ve të Mitropolisë, si edhe të një shumice besimtarësh të qytetit të Vlorës, shumë prej të cilëve e kanë njohur nga afër Hirësi Kozmain si në kohën e persekutimit ashtu edhe më pas, kur kishat u rihapën.

Pas meshës dhe përshpir- tjes në kishë, u krye një ta- kim në ambientet e Mitro- polisë, ku folën dhe treguan

kujtimet e tyre shumë prej të pranishmëve.Të gjithë sollën në kujtimet e tyre momente të jetës së Hirësi Kozmait sidomos, kurajën dhe guximin e tij gjatë kohës së persekutimit, por edhe zellin dhe punën e palodhur pas rihapjes se kishave.

Më tej, një pjesë e të pra- nishmëve u drejtuan për në fshatin Bestrovë, te kisha e Pesë Martirëve, ku prehet prej 10 vjetësh Episkopi Kozma Qirjo. Edhe këtu u krye përshpirtja e rastit nga Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati dhe klerikët e tjerë të pranishëm. Aktivitetet për- kujtimore u mbyllën me dre- kën e shtruar me këtë rast nga Mitropoliti.

Paskal Mamaj