EmailFacebookKontakt

Përkujtohen viktimat e uraganit “Katrina”

Përkujtohen
viktimat e uraganit
“Katrina”

Më 8 shtator, në kishën “Ungji- llëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë u zhvillua një Liturgji Hyjnore, e cila u celebrua nga Imzot Ilia, i ndih- muar nga Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Tre- bicka e shumë klerikë të tjerë.

Në predikimin e tij Imzot Ilia theksoi rëndësinë që ka Lindja e Hyjlindëses, nëna e Zotit tonë Jisu Krisht, e cila është e kremtja e pa- rë, e Vitit të Ri kishtar që filloi më 1 shtator.

Imzot Ilia, duke kujtuar viktimat e uraganit “Katrina” shprehu keqardhjen për këtë fatkeqësi që mori jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha, dhe me këtë rast shprehu edhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve orthodhoksë.

Gjithashtu, Imzot Ilia solli dhe përshëndetjet nga shqiptarët e Amerikës të cilët gëzohen për suk- seset që janë arritur në kishat e Shqipërisë.

Kostandin Bozaxhiu