Tiranë – Konferçnçë ndërkombëtare nër besimet dhe ranortet e tvre me ligiet dhe shtetin
PERKRAHJE DHE RUAJTJE E KULTURES SE TOLERANCES NDERFETARE
Në Kryeqytet, në datat 12-
13 shkurt, u zhvillua një
Konferencë ndërkombëtare
mbi temat e besimit dhe për
përkrahjen dhe ruajtjen e
kulturës së tolerancës ndërfe-
tare. Ajo u mbështet mbi për-
vojat ndërkombëtare, të miqve
të ftuar nga shumë vende perë-
ndimore dhe ish-komuniste, të
cilat u krahasuan me përvojat
respektive shqiptare. Veprim-
taria u organizua nga Komiteti
ynë Shtetëror i Kulteve, në ba-
shkëpunim me Panelin këshi-
llimor të ekspertëve mbi lirinë
e fesë e të besimit fetar, të Zyrës
së Institucioneve Demokratike
dhe të të Drejtave të Njeriut
pranë ) OSBE-së. Merrnin
pjesë Kryetarë e përfaqësues të
komuniteteve fetare të Shqi-
përisë, President! i Republikës,
Z. Meidani, i cili përshëndeti
punimet; përfaqësues të insti
tucioneve shtetërore dhe të
OJQ-ve që merren me të drejat
e njeriut etj. Për Kishën Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipëri-
së në ditën e parë ishte i pralii-
shëm Krypiskopi, Fortlumturia
e Tij Prof. Dr. Anastasi, ndërsa
në ditën e dytë Mitropoliti i
Korçës, Hirësia e Tij Joani.
Në Konferencë u fol për një
larmi temash si: “Perspektiva
Ndërkombëtare për lirinë e
fesë”, “Modelet relative të
marrëdhënieve mes fesë e
shtetit”, “Problemi i statusit
legal të grupeve të reja fetare”,
“Bashkëpunimi fetar dhe
shtetet në tranzicion”, “Vendi i
fesë në Arsim dhe në insti-
tucionet e tjera shtetërore”,
“Kthimi*i komuniteteve fetare
i pasurive të shpronësuara
dhunshëm” etj. Gjatë sesio-
neve, të pranishmit u njohën
me përvojën Përëndimore dhe
të vendeve ish-komuniste,
përvojë e cila u krahasua me
situatën në vendin tonë këto
dhjetë vitet e fundit.
Mjaft interesante ishin
edhe diskutimet pas refe-
rimeve. Gjatë tyre e mori fjalën
edhe Kryepiskopi Anastas, i
cili, pasi falënderoi për takimin
dhe informacionin e dhënë aty,
u ndal në disa veçori të reali
tetit shqiptar. Fortlumturia e
Tij theksoi së pari rolin e madh
që luan historia e vendit, por
njëkohësisht duke iu shmangur
idhullzimit të saj. Nuk duhet të
harrojmë, se vetëm 27 vjet ka
qenë e lirë Shqipëria në
shekullin XX(pushtimi osman,
luftërat botërore, dhe periudha
komuniste). Gjithashtu, Krye-
episkopi tha se krahasimet dhe
afirmimet për ngjashmëri his-
torike me vendet e tjera të li-
ndjes nuk janë të sakta, sepse
vetë në Shqipëri feja u ndalua
plotësisht, duke u mbyllur e
shkatërruar të gjitha objektet
e kultit. Gjithashtu, Kryepi
skopi u ndal në domosdosh-
mërinë e kthimit të pronave
komuniteteve fetare, patë cilën
nuk mund të flitet për liri të
vërtetë fetare. “Si mund të ketë
komunitete fetare të lira pa
prona?!”,- tha Fortlumturia e
Tij, duke kujtuar, se edhe hoteli
në të cilin u mblodh Konferenca
ngrihet mbi Katedralen ortho-
dhokse të shkatërruar.
Korresp. i “Ngjalljes”