EmailFacebookKontakt

Përhasja në tempull e Zotit tonë Iisu Krisht

Sipas ligjit të Moisiut, dyzettshme. Fjalët e Simeonit për ditë pas lindjes së fëmijës mashkull nëna e paraqiste atë në tempull dhe ofronte një dele apo një çift turtujsh a pëllumbash, (si flijim për pastrimin ritual të nënës). Gjithashtu, paraqitja e birit të parëlindur nënkupton plotësim për të gjitha krijesat e parëlindura, qofshin kafshë apo njërëz, që konsideroheshin se i përkisnin Perëndisë. Maria dhe Josifi iu bindën këtij urdhëri të ligjit. Ata e sollën Iisuin në tempull ku u bekua nga plaku Simeon dhe u njoh si Shpëtimtari prej profeteshës Ana. Kjo është ngjarja që feston Kisha jonë çdo 2 shkurt. Në përshkrimin që i bëhet kësaj feste në Ungjillin sipas Llukait (2:22-40) kjo ditë njihet me emrin “takimi”, sepse këtu Krishti takoi popullin e tij. Ai u soll në tempull nga nëna e Tij dhe nga Josifi në përputhje me ligjin e Moisiut për t’iu kushtuar Perëndisë. Në tempull Iisu Krishti takoi popullin e tij në praninë e plakut Simeon dhe profeteshës Ana. Këta dy persona kishin vite që prisnin Shpëtimtarin dhe tani e takuan. Lutja e Simeonit “Zot, lëre tani shërbëtorin tënd të largohet në paqe”, është bërë pjesë e shërbesave të Shenjta të përditshme. Fjalët e Simeonit për Marinë: “Një shpatë do të depërtojë në shpirtin tuaj” hedhin rreze drite në misterin e të Tërëshenjtës, Virgjëreshës Mari dhe në misionin e Birit të saj.

“Le të shkojmë të takojmë Krishtin dhe le ta marrim Atë… dhe ta mirëpresim Krishtin Mbret; të nderuarën Mari, portën qiellore”. Këtë fragment nga festa e hyrjes së Zotit në kishë mund ta zbatojmë në shpirtrat tanë. Çdo shpirt duhet të jetë një tempull i Perëndisë, në të cilin Maria sjell Iisu Krishtin. Dhe secili prej nesh, si Simeoni, të marrë fëmijën në krahët e tij dhe të thotë: “Sytë e mi kanë parë shpëtimin…”

Lutja e Simeonit “Tani lëre shërbëtorin tënd në paqe” nuk kupton thjesht që dikush, i cili ka parë Iisuin dhe e ka mbajtur atë në krahët e tij, tashmë mund të lërë këtë jetë dhe të vdesë në paqe; ai gjithashtu kupton për ne atë që duke parë Shpëtimtarin, jemi çliruar nga mëkati që qëndronte ndër ne. Sipas shembullit që dha Iisui edhe në ditët e sotme fëmija 40 ditësh mund të sillet në kishë për t’u bekuar. Foshnja sillet në kishë nga nëna e tij dhe prifti lexon lutjet për fëmijën dhe për nënën. Pastaj prifti bekon foshnjën, e merr atë në krahët e tij dhe duke bërë shenjën e kryqit me fëmijën thotë: Shërbëtori i Perëndisë (emri) është kishëruar në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin. Kjo përsëritet në qendër të kishës dhe pastaj fëmija merret përballë Dyerve të Bukura, ku prifti e bekon fëmijën për të tretën herë. Nëse foshnja është djalë, prifti e merr atë në altar. Pas bekimit të tretë prifti thotë lutjen e Simeonit. “Zot, tani lëre shërbëtorin tënd të shkojë në paqe: sipas Fjalës Tënde, se sytë e mi kanë parë shpëtimin që Ti ke përgatitur për të gjithë popujt, Dritën nëpërmjet të cilës ti do t’u zbulohesh joçifutëve dhe, praninë tënde madhështore në popullin tënd izraelit.” Pas kësaj prifti kthen foshnjën tek nëna e tij.

Ikona e Përhasjes

Ungjilli (Lluk. 2:22-40) konsiderohet që ka shërbyer si bazë e dyfishtë për tekstin liturgjik dhe për ikonografinë e festës së Hyrjes së Zotit në Tempull. Në ikonën e kësaj feste Simeoni mban të ngritur në duart e tij Iisuin. Krishti asnjëherë nuk është dhënë me pelena si fëmijë i vogël. Zakonisht jepet i veshur me një veshje të shkurtër, pa ia mbuluar këmbët. Ndonjëherë e shohim duke qëndruar në krahët e plakut Simeon dhe duke bekuar. Eshtë fëmija – Krisht, Emanuili, Fjala e Atit pa fillim ka pranuar një fillim në kohë pa e veçuar nga hyjnia e tij. Lashtësia e ditës e bën Atë një fëmijë prej mishi është (Himne të Mbrëmësores).

Siç e konsideron Shën Llukai momenti qëndror i festës është “Takimi” i Mesisë, takimi i Dhiatës së Vjetër dhe të Re. Skena e “Takimit” ndodhi në Tempull përballë Altarit, mbi të cilin ndodhet një libër ose një rrotë letre. Në të dy anët e Altarit janë Nëna e Perëndisë (në të majtë) dhe Shën Simeoni (në të djathtë). Nëna e Perëndisë ka mbuluar duart me një veshje në shenjtë blatimi. Ajo tashmë ia ka dorëzuar Birin e saj plakut Simeon dhe në të njëjtën kohë i lutet Krishtit. Shën Simeoni duke u përkulur përpara, ngre Krishtin në duart e tij dhe e mbulon me rrobën si shenjë nderimi. Ai qëndron përballë altarit duke mbajtur Krishtin në duart e tij pikërisht ashtu siç edhe çdo prift e ngre Atë sot në duart e tij. Ndonjëherë në ndonjë ikonë në altar shohim një kryq ose një rrotë letre. Figurës së Shën Simeonit që zakonisht është thirrur si Theodokos që nënkupton “dikë që mori Perëndinë në duart e tij i është dhënë një rëndësi e madhe: lutja e tij profetike është kënduar në çdo mbrëmësore të vitit liturgjik “Zot, tani lëre shërbëtorin tënd të shkojë në paqe”. Tradita thotë se Shën Simeoni ishte një prej përkthyesve të Ungjillit, një prej të Shtatëdhjetëve dhe që Perëndia e kishte mbajtur në jetë të jetëve gjatë 350 vjetësh deri në ardhjen e Mesisë. Teksti liturgjik e lartëson atë si më të madhin e profetëve; dhe më tepër sesa Moisiu, Simeoni meriton të quhet me titullin e “Atij që ka parë Perëndinë”, sepse ndërsa për Moisiun Perëndia u shfaq në errësirë, Simeoni e mbajti në krahët e tij të Mishëruarin e Fjalës së Përjetshme.

Shën Josifi ndjek Nënën e Perëndisë duke mbajtur të mbështjella në rrobën e tij flijimet e tyre të varfra: dy pëllumba ose dy turtuj. Këta zogj simbolizojnë Kishën e Izraelit dhe kishën e Paganëve.

Gjithashtu në Tempull ishte dhe profetesha Ana që i kishte shërbyer Perëndisë për më shumë se 60 vjet. Shpirti i Shenjtë i zbuloi asaj se Krishti kishte ardhur në tempull dhe ajo nxitoi të shihte Atë. Kur ajo e pa Zotin tonë, Ana lavdëroi Perëndinë dhe i tha: “Ky fëmijë është Perëndia i vërtetë, Shpëtimtari që ka ardhur të na shpëtojë ne”. Shën Ana në disa ikona, qëndron pas Nënës së Perëndisë në një pozicion profetik. Ajo tregon nga Krishti, por sheh prapa. Profetët jetojnë në të tashmen dhe shikojnë në të ardhmen. Ajo mban një rrotë letre si simbol i profetit.