ga historia e Krishterimi
Përhapja
e Krishterimit
në Afrikë e Azi
Që në shekujt e parë
Krishterimi u përhap jo vetëm
në territorin e perandorisë
romake, por edhe përtej kufijve
të saj. Në Afrikë të parët që
kaluan në të krishterë ishin
abisinianët.
Në vitin 316 një filozof nga
qyteti Tir i Palestinës i quajtur
Meropiu, u nis për një udhëtim
shkencor në Abisini. Në port
atë e masakruan së bashku e
njerëzit e ekspeditës. Dy nipërit
e tij Frumes dhe Edes, të cilët
shpëtuan, u shoqëruan në
oborrin mbretëror. Mbreti u
besoi për edukim princin
trashëgimtar Aizana. Duke
shfrytëzuar ofiqet e tyre të
larta, ata përhapën Krishte-
rimin në Abisini me ndihmën e
disa trgtarëve romakë.
Më vonë Frumensi u
hirotonis Episkop i Abisilorit
nga Shën Thanasi i Madh,
episkopi i Aleksandrisë dhe iu
kushtua pagëzimit të gjithë
popullatës së Abisinisë. I pari
që u pagëzua ishte vetë Aizana,
pas ngjitjes së tij në fronin
mbretëror.
Në Azi nga poujt e parë që
përqafuan Krishterimin ishin
armenët. Themeluei dhe orga-
nizuesi i kishës armene ka qenë
Grigori i ndiçuar. Ky qe pjestar
i dinastisë mbretërore të
Açistëve, të cilët u masakruan
nga rivalët e tyre. Grigorin e
shpëtoi daja i tij dhe ai u rrit në
Kapadoki. Në moshë të madhe
u kthye në Armeni për të bërë
të krishterë bashkatdhetarët e
tij. Vetë mbreti Trinidati III u
pagëzua i pari. Shembullin e tij
e ndoqi i gjithë ppulli. Grigori u
hirotonis mitropolit i Armenisë
dhe armenët e futën në radhët
e shenjtorëve. Për nder të tij
armenët quhen të krishterë
grigorianë.
Një dijetar armen i quajtur
Mestrop shpiku alfabetin
armen dhe përktheu biblën në
gjuhën armene. Por ky zhvillim
u ndërpre nga agresioni
persian. Pas betejave heroike,
armenët arritën të fitojnë lirinë
kombëtare dhe besimin fetar.
Në gjysmën e parë të shekullit
VI ata u ndanë nga kisha
ekumenike, se nuk ishin dakort
me vendimin e sinodit IV, që u
mbajt në Kalqedoni në vitin
451, sipas të cilit në personin e
Jisu Krishtit ekzistonin dy
natyra të ndryshme, një
hyjnore dhe tjetra njerëzore.
Ata pranuan tezën e një natyre
të vetme, të asaj Hyjnore.
Nga Armenia Krishterimi u
përhap në Gjeorgji me anën e
një skllave të quajtur Nunia.
Me lutjet e saj të nxehta ndaj
Perëndisë, ajo shëroi mbretin
nga një sëmundje e rëndë dhe
bëri disa mrekulli. Mbreti,
duke parë këto u pagëzua dhe
ftoi dhe popullin të pagëzohej.
Gjithashtu nga Armenia
Krishterimi u përhap edhe në
Mesopotami, në rajonin që
gjendet midis Tigrit dhe
Eufratit.
Në Persi, pas njohjes
zyrtare nga Konstandini i
Madh persët filluan të
dyshojnë se mos romakët
nëpërmjet përhapjes së
besimit, synonin të ndërhynin
në punët e brendëshme të tyre
dhe të pushtonin Persinë. Sa
ishte gjallë Konstandini i
Madh, i cili kishte miqësi me
mbretin e Persisë të quajtur
Shapur II, të krishterët jetuan
në paqe. Pas vdekjes së
Konstandinit, mbreti Shapur
duke qenë në armiqësi me
mbretin Konstanc nisi perse-
kutime të egra kunuër të
krishterëve që vazhduan për
27 vjet. Mllefi i mbretit nxitej
ng amagët, kleri persian dhe
judejtë. Në këto persekutime
u vranë 1600 priftërinj, murgj
dhe murgesha. Nga fundi i
jetës mbreti Shapur, i ndaloi
persekuitmet dhe të krishterët
për 40 vjet jetuan në paqe. Pas
kësaj faze nisi një periudhë e
re persekutimesh për shkak se
Episkopi Adas i Suzës bëri një
gabim fatal duke dhënë
urdhër t’i vihej zjarri një
tempulli pagan. Persekutimet
zgjatën për 30 vjet.
Në kohën e luftës midis
persëve dhe ramakëve
Episkopi Akac i Amidës,
shpëtoi 7000 robër persë duke
paguar një shumë të madhe të
hollash dhe duke dhënë një sasi
të madhe sendesh me vlerë. Ky
gjest e zbuti shumë zemrën e
mbretit, i cili dha urdhër të
pushohen persekutimet.
Por një tjetër fatkeqësi i
pllakosi të krishterët persianë
në vitin 450. Ithtarët e një
heretiku, Nestorit, që preten-
donte se Virgjëresha Mari nuk
ishte Hyjlindëse u strehuan në
Persi, pasi ndiqeshin si heretikë
në perandorinë romake.
Me kalimin e kohës e tërë
kisha persiane, e përqafoi këtë
herezi dhe mori emrin Kishë
Nestoriane. Për këtë shkak nën
nxitjen e nestorianëve, të
krishterët e vërtetë iu
nënshtruan persekutimeve të
mbretërve persianë. Mbreti
Kosroe i ΙΙ-të, në fillim të
shekullit të VH-të i shpalli luftë
perandorit bizantin Iraklit,
mbrojtësit të krishterëve të
vërtetë. Pasi e mundi Iraklin,
pushtoi Palestinën, persekutoi
të krishterët, duke marrë me
vete edhe Kryqin ku ishte
Kryqëzuar Krishti. Në betejën
tjetër, ai u mund nga perandori
bizantin, i cili e detyroi ta
kthejë Kryqin e Shenjtë. Kryqi
u vendos me një ceremoni
madhështore më 14 Shtator
629 në Kishën e Jeruzalemit.
Në përkujtim të kësj ngajrje të
krishterët nderojnë ditën e 14
Shtatorit si ditën e Ngritjes së
Kryqit të Shenjtë.
Andrea Llukani T eolog