Zoti historian!
Jam Aleko Dhima, dhe ju shkru- aj nga Amerika, për t’ju përgjigjur disa akuzave e të pavërtetave ndaj meje, në artikujt tuaj te “Gazeta Shqiptare”.
Më akuzoni si një grekoman të ve- ndosur për t’i shërbyer Kishës greke.
Unë kam lindur në fshatin No- kovë-Lunxhëri-Gjirokastër, fshatjo minoritar dhe krejtësisht shqipfolës. Asnjë nga fshati ynë nuk flet gre- qisht, as edhe prindërit e mi, që më edukuan që të vogël me dashurinë dhe besimin ndaj Zotit. Në vitin 1944, kur isha 6 vjeç, u vendosëm në Tira- në dhe sa mbusha 8 vjeç, fillova të shërbeja në ajodhimën e kishës me priftërinjtë shqiptarë – me Kryepi- skopin Kristofor Kisi, episkopët Irine Banushi, Sofron Borova. Më vonë edhe me Kryepiskop Pais Vodicën, me episkopët e rinj Dhanil Çuli e të fundit Damiano. Vazhdova pa ndër- prerje duke i shërbyer Kishës sonë me besim e dashuri gjatë gjithë regjimit komunist, edhe kur isha student jashtë shtetit. Edhe kur u mbyllën ato pas vitit 1967, vazhdova të shkoja jashtë Tiranës për t’u lutur në ato kisha e manastire që ruheshin si monumente kulture, me gjithë rrezikun që kjo paraqiste.
Në vitin 1991, me rihapjen e kishave, u afruan në kishë shumë besimtarë orthodhoksë e madje me origjinë nga besime të tjera. Një numër i madh i tyre u mblodhën për të formuar një këshill kishtar, që do të drejtonte e do të zgjidhte proble- met që dolën, më propozuan edhe mua në këtë këshill.
Si kërkesë e parë në këtë kë- shill, doli nevoja për të ndihmuar ringritjen e Kishës sonë me mjete monetare dhe materiale. Për këtë këshilli më ngarkoi t’u drejtohesha ambasadave të vendeve të Lindjes, por asnjë nga ato nuk na premtoi ndonjë ndihmë, duke na thënë se të njëjtat probleme kanë edhe ata me kishat. Pas kësaj këshilli më caktoi të shkoja në Athinë për këtë qëllim, por dhe atje nuk na prem- tuan asnjë lloj ndihme.
Kur ndodhesha në Athinë më thanë se është caktuar si Eksark nga Patriarkana Ekumenike e Stambo- llit, për të ndihmuar në ringritjen e Kishës suaj, Episkopi Anastas Jannullatos, i cili është një nga më
të përgatiturit dhe më me reputa- cion jo vetëm në Greqi, po në gjithë botën. U takova me të, ndërsa pri- ste marrjen e vizës për të ardhur. Më bëri përshtypje, personaliteti i tij, thjeshtësia dhe përkushtimi i tij për të ndihmuar në ringritjen e Ki- shës sonë. U ktheva dhe ia rapor- tova të gjitha këto këshillit kishtar.
Në qershor të atij viti erdhi në Tiranë një delegacion i Kishës Shqip- taro-amerikane të Bostonit. I pri- tëm dhe i shoqëruam në shumë qy- tete të vendit. I kërkuam për t’i da- lë zot Kishës sonë për ta ringritur, por na thanë se kjo qe e pamundur, se ata ishin të zënë me kishat e tyre. Edhe ata na thanë se për të ndihmu- ar Kishën tonë, qe caktuar Episkopi Anastas Jannullatos, që pret vizën për të ardhur.
Pas një muaji, me aprovimin e organeve tona qeveritare erdhi Episkopi Anastas, të cilin e pritën me shpresa shumë të mëdha për t’i vënë shpatullat ringritjes së kishave tona. Ai menjëherë, me përvojën e tij, thirri në Tiranë gjithë anëtarët e këshillave kishtare të rretheve të vendit, si dhe rreth 15 klerikët e mbijetuar. Me propozimin e këtyre pjesëmarrësve u zgjodh një këshill i përgjithshëm provizor, që do koordinonte punët për të gjitha problemet kishtare. Në këtë këshill u zgjodhën intelektualë të njohur si mjekë, inxhinierë, ekono- mistë e pedagogë, specialistë për të cilët kishte nevojë Kisha jonë.
Ky është realiteti z. Historian dhe këto janë faktet kokëforta e të pakontestueshme dhe jo ato që tho- ni ju konkretisht për mua, që u ve- tëzgjodha që t’i shërbeja si greko- man Kishës greke. Të lutem thuaja këto fakte atyre që iua kanë servi- rur ato që thoni, që janë sa jo reale aq edhe të mbrapshta.
Por shpifjet e të pavërtetat tuaja nuk përfundojnë me kaq, se më po- shtë thoni se “Kryepiskopi Anastas, unë e Sebastiani paskemi nënshkruar një marrëveshje ogurzezë”.
Ku e keni parë, lexuar dhe e ke- ni gjetur dhe në cilin sirtar të zi e kini nxjerrë këtë z. Kristo, e cila është sa e shpifur, e sajuar, jo e vër- tetë dhe servirur për qëllime jo të mira dhe që ndoshta i shërben disa personave të veçantë. Keni parë vallë në këtë pseudomarrëveshje
firmën time ose të Kryepiskopit?
Po t’i kini besuar kësaj që para 18 vje- tëve, pse nuk erdhët një herë me krenarinë dhe shqetësimin tuaj si historian që jeni, për ce- nimin e fakteve histo- rike të vendit tonë nga kjo marrëveshje dhe të na vinit me shpatulla pas murit, po të kishim bërë një marrëveshje të tillë e cila me të vërtetë do të që ogurzezë siç thoni ju, por e ngrini këtë sajim fallco pas 18 vjetëve?
Unë Episkopin Sebastian as e kam parë dhe as e kam takuar ndonjëherë dhe nuk kisha arsye ta bëja këtë,
se unë i shërbeja Kishës sonë Orthodhokse e nuk më lidhte asgjë me të, jo pastaj për fjalët dhe përshtypjet negative që ishin përha- pur në atë kohë për atë person.
Diçka z. Historian, si e kam njo- hur unë Kryepiskopin Anastas, që ba- shkëpunova me të për rreth 5 vjet.
Ai që ditën e parë të mbërritjes në Tiranë iu përkushtua natë e ditë ringritjes së kishës tonë, të shkatë- rruar totalisht. Këtë aksion sa madhor aq dhe të vështirë filloi ta kryejë me përvojën e tij dhe mundin e tij. Këto panë besimtarët ortho- dhoksë në mbarë Shqipërinë tek ai, që nuk la pa shkelur qytet, fshat, kodër ku kanë qenë vendet e shenj- ta të Kishës sonë, e si pasojë brenda një viti ai fitoi dashurinë e be- simin për veprën e filluar prej tij. Këtë e treguan qindra letra e tele- grame të ardhur nga këta besimtarë në Kryepeshkopatë, duke e falë- nderuar për punën e tij dhe duke shfaqur dëshirën e kërkesën që ai të mbetej dhe të bëhej Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kjo ishte arsyeja kryesore që Kisha jonë, i propozoi Patriarkanës që ai të dorëzohej si Kryepiskop i Shqipërisë. Ai u fronëzua më 2 gusht 1992, pasi u miratua nga be- simtarët orthodhoksë të Shqipërisë, nga Patriarkana dhe nga Qeveria Shqiptare, e ky fronëzim u bë bre-
nda në kishën katedrale të Tiranës, nën thirrjet e zjarrta të besimtarëve që mbushnin kishën “i denjë”, pa ua vënë veshin pak personave, më të shumtët të një besimi tjetër, që thërrisnin kundër në fund të kishës. Ky fronëzim solemn u krye në kishë e jo në Hotel Tirana, siç jua kanë servirur juve z. Kristo.
Tani pas 19 vjetëve ai e ka ju- stifikuar emërimin, veprën dhe do- rëzimin e tij, me punën, besimin, mundin, sakrificën, përvojën, zgju- arsinë, reputacionin e djersën e tij dhe për këtë flasin veprat e tij nga- do që të shkosh në Shqipëri e madje dhe në Kosovë.
Para një viti, kur u pyet Episkopi i Kishës Shqiptaro-amerikane, nga një dëgjues në një konferencë në New York, se “çdo na thoni për Kryepiskopin Anastas që po drejton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, ai u përgjigj: “Bëni një udhëtim nëpër Shqipëri e do bindeni për punën e veprën e tij që nuk ka nevojë për komente e fjalime.”
Aleko Dhima
Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë nga viti 1991-1995.
Boston, USA