Përgjigje gazetës “Republika”
Kisha u
ribë pronare e asaj që
i takon
për Kishën ”, është kulmi i
I nderuar zoti kryeredaktor,
Po ju drejtohemi nëpërmjet
këtij shkrimi, për të saktësuar
të vërtetën e gjërave, që, me
një seri shpifjesh indinjuese,
shtrembërohen në korrespo-
ndencën e firmosur nga Ilir
Hasani, në numrin e “Repu
blika” të Dt. 27. 5. 1998.
Së pari, theksojmë, se re-
nditja e kaq të pavërtetave, në
kaq pak radhë dhe e shprehje-
ve me kaq vrer ateist, shfaqin
keqtrajtimin më vulgar të pa-
anësisë, që duhet të kara-
kterizojë trajtimin e çështjeve
të Kishës dhe të fesë në për-
gjithësi. Duam, pra, të nënvi-
zojmë:
1. Kisha nuk privatizoi
shtëpinë e kulturës. Thjesht,
me vendime gjyqësore të të
gjitha shkallëve dhe vendim të
Komisionit të kthimit të Pro-
nave, pasi bëri dhe depoziti-
min e shumave, sikundër e
kërkon ligji, u ribë pronare e
asaj që i kishin rëmbyer në
vitet e zeza të ateizmit.
2. Nuk u bë asnjë përpjekje
pë të rrethuar me tel gambion
e as për të ndryshuar ka-
rakterin e lulishtes. Rrethimi
me kangjella të cilësisë së
mirë, do të bëhet në mënyrë,
që 6 dynymët që bashkia ia
ktheu Komunitetit Ortho
dhoks të bëhen edhe më të bu-
kura.
3. Shprehja e ngarkuar me
mllef “… Me emër të hele
nizuar Vasil…”, kërkon të kri-
jojë përshtypje të rreme aty ku
gjithçk a është e qartë. Kjo pë-
rbën fyerje të paskrupullt ndaj
Mistereve të shenjta të tra-
ditës orthodhokse të pa-
gëzimit dhe dorëzimit prift.
Mos vallë z. Hasani do të thotë
se milionat e njerëzve dhe
përmetarët, që në shekuj
pagëzohen në emrin e Krishtit
– helenizohen…
4. E pabazuar është edhe
shprehja “…pas shkrimeve në
gazetat greke…” Sigurisht, kjo
është qesharake. Nuk e dimë
nëse gazeta juaj, z. Krye
redaktor, që boton protestën e
besimtarëve orthodhoksë
përmetarë, në dt. 13. 5. 1998,
është greke, sikundër edhe
“Gazeta shqiptare”, ATSH apo
radioja shtetërore.
5. Policët, që përmenden se
u liruan , pas dhunës së
ushtruar në sytë e dhjetëra
përmetarëve ndaj At Vasilit, u
liruan pas investigimeve
konkrete, nga ana e Ministrisë
së Rendit dhe Prefekturës së
Gjirokastrës.
6. Shprehja “kërkojnë ta
kthejnë lulishten në varrezë
mendësive ateiste. Kisha
Orthodhokse në të gjithë hi-
storinë e saj ka qenë një qelizë
e gjallë shpirtërore dhe so-
ciale. Varreza atë vend të
shenjtë e kanë bërë autoritetet
lokale, që e kanë mbushur me
kioska dhe me bilardo. Krye-
piskopi i Tiranës dhe i gjitthë
Shqipërisë, Anastasi, me
bindje u premtoi përmetarëve
për ta kthyer kishën “Fjetja e
Shën Marisë ”, në një vend të
ngushëllimit shpirtëror, por
edhe të ndihmës sociale në
sektorët e shëndetësisë dhe
arsimit për të gjithë përme-
tarët.
Shpresojmë se përgjigjja
jonë do të gjejë vend në faqet
tuaja.
Nga të rinjtë orthodhoksë
të Përmetit