EmailFacebookKontakt

Përgjigje gazetës “Koha Jonë” – Ndërtesa do të përdoret për qëllime sociale

Përgjigie gazetës “Koha Jonë”
Ndërtesa do të përdoret
për qëllime sociale
Në gazetën tuaj, të së shtunës, 20 qershor 1998,
keni botuar një shkrim të pavërtetë dhe fyes
për Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë: “Janullatosin do e padisin…”.
Artikulli kërkon që të zhvendosë vëmendjen
nga thelbi i çështjes: Godina në lagjen Kala nuk
është pronë dhe nuk i është kthyer Kishës së
Shën Thanasit, ashtu siç nuk është as pronë e
Kishës së Shën Marisë. Ajo, gjithashtu, nuk
është pronë e Kryepiskopit të Tiranës dhe të
gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij
Anastasit. Ajo është pronë dhe i është kthyer
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
që është e njohur zyrtarisht nga shteti, si njëri
ndër komunitetet kryesore fetare të vendit, i
pranuar e i mbështetur jo vetëm nga të gjitha
Kishat Orthodhokse të botës, por edhe nga
kishat e tjera të krishtera. Komuniteti ynë
Orthodhoks drejtohet nga Këshilli i
Përgjithshëm Kishtar, në të cilin nga 13
anëtarët e tij 12 janë shqiptarë. Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka mbi
100 klerikë të rinj shqiptarë dhe të drejtën
ligjore mbi të gjitha kishat, institucionet,
klinikat, shkollat orthodhokse të Shqipërisë.
Ndërsa Nikolla Marku, nuk është prift
orthodhoks dhe nuk njihet as nga shteti dhe as
nga ndonjë komunitet tjetër fetar.
Gjithashtu, të gjithë’në Elbasan e dinë së
godinën e lartpërmendur Nikolla Marku, pasi
e okupoi me armë në mars-prillin e 1997, e dha
me qera tek privatë.
Gjykata, mbi të cilën dikush përpiqet të
ndikojnë me shkrime demagogjike dhe të
gënjeshtërta, pas shqyrtimit të kujdesshëm të
provave dokumentare, i ktheu Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë atë që i
takonte: Ndërtesën e shkollës së saj, për
rindërtimin e plotë të së cilës Kisha jonë
shpenzoi mbi 120 mijë dollarë, të grumbulluara
me anë të dhurimeve. Ajo do të përdoret për të
mirën e të gjithë qytetarëve të Elbasanit, për
kopsht fëmijësh, shkollë, klinikë mjekësore etj.
20. 6. 1998
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë
Shënim: Kjo përgjigje u botua në faqet e “Koha
Jonë”, por kështu nuk ndodhi me gazetat
“Republika” e “Albania” (që kishin botuar shkrime
të ngjashme), të cilat si gjithmonë botojnë vetëm
shkrimet ku sulmohet Komuniteti Orthodhoks i
Shqipërisë dhe Kryepiskopi Anastas, por jo edhe
përgjigjet ndaj tyre.