EmailFacebookKontakt

Përgjegjësia apostolike misionare dhe dimensioni mbarëkombëtar i Orthodhoksisë

Festival! Ndërkombëtar i Sindesmos (25 gusht – 2 shtator 2001)
Përgjegjësia apostolike misionare
dhe dimensioni mbarëkombëtar i Orthodhoksisë
Nga data 25 gusht – 2
shtator 2001 në manastirin e
Saint-Maurin, France, Forumi
Internacional i të Rinjve,
zhvilloi një festival ndërkom-
bëtar, i cili përbënte në të njëjtën
kohë dhe ngjarjen më të madhe
të Sidesmos për këtë vit.
Tema e këtij aktiviteti ishte
marrë nga Ungjilli i Matheut:
“Sepse kudo që janë dy a tri të
mbledhur në emërin tim, unë
jam mes tyre” (Math. 18:20).
I ftuar nderi dhe referuesi
kryesor në këtë takim, ishte
Fortlumturia e Tij Kryepiskopi
i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, Imzot Anastasi.
Që në fillim të mbërritjes së
tij në manastirin e Sait-Ma-
urinit u duk se marrëdhëniet e
Kryepiskopit Anastas me të
rinjtë do të ishin ato të një re-
spekti e dashurie reciproke dhe
pse jo, do t’i cilësonim të ngja-
shme me ato të “Atit” të dashur
me “Bijtë” e Tij.
Për arsye objektive makina
që çoi Kryepiskopin në ma­
nastir arriti atje rreth mesna-
tës së datës 28 gusht dhe
megjithatë, të gjithë pjesëma-
rrësit, më shumë se 150 vetë,
kishin dalë për të pritur
“mikun e Vjetër” të tyre (Imzot
Anastasi i kishte filluar lidhjet
me këtë organizatë rinore qe në
krijimin e saj, duke qënë më
vonë, 1958-1971, sekretar i
përgjithshëm i saj dhe në vitet
1974- 1977, zëvendës presi­
dent).
Fjalët spontane që Kryepi-
skopi Anastas u adresoi të
rinjve, ishin ato, me të cilat ai
10 vjet më parë kishte hyrë në
komunikim me besimtarët
orthodhoksë të Shqipërisë.
“Krishti u Ngjall”, “Lavdi Zotit”,
“Zoti me ne dhe ne me Zotin”
dhe të rinjtë përsëritnin të
gjithë në korr fjalët e Tij, duke
krijuar në këtë mënyrë një
“ansambël” spontan, i cili fun-
ksionoi në mënyrë perfekte
gjatë gjithë qëndrimit të tij me
të rinjtë, në ditët e ardhshme
të festivalit.
Të nesërmen, më datën 29
gusht, të kremten e prerjes së

kokës së Shën Joan Pagëzorit,
dita filloi me Liturgjinë Hyj-
nore, e cila u drejtua nga Imzot
Anastasi, i cili gjatë predikimit
të Tij, u bëri thirrje atyre që të
imitojnë këtë Shenjtor të madh:
a) Si pararendës për të de-
klaruar Krishtin, b) në guximin
e tij për të thënë të vërtetën
përpara më të fuqishmëve, c)
përulësinë e tij që duket në
fjalët: “unë do të shuhem, ndë-
rsa Ai do të rritet”. d) Në ma-
rtirizimin e shenjtërimin e tij,
i cili duhet të jetë dhe qëllimi i
çdo të krishteri. Dy ditë va-
zhduan me bisedat private me
të rinjtë nga vende të ndrysh-
me, të cilët donin të mësonin më
shumë për Arritjet e Kishës
Orthodhokse në Shqipëri.
Në datën 31 gusht, salla
kryesore e mbledhjeve ishte
mbushur plot e përplot, jo ve-
tëm me të rinj, por dhe me gaze-
tarë e besimtarë të tjerë nga kra-
hina të ndryshme të Francës,
që kishin ardhur të dëgjonin e
takonin Primatin e Kishës Or­
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë. Tema e referatit të tij
ishte: “Përgjegjësia apostolike
dhe dimensioni mbarëkom-
bëtar i Orthodhoksisë”. Në fja-
lën e Tij ai theksoi se :
“Në mijëvjeçarin e tretë të
krishterë, bota është bërë një
qytet i madh, ku prirjet e nje-
rëzve për pavarësi dhe indi-
vidualizëm rriten vazhdimisht.
Në këtë situatë, më shumë se
kurrë ndonjëherë ekziston
nevoja e përgjegjësisë aposto­
like të Orthodhoksisë. Ne duhet
të shohim prapa në histori dhe
të kuptojmë detyrimin që ka
Kisha për të “shndërruar” gjith-
çka, që ekziston në univers.
Ne duhet të veprojmë në
vend e kohë të caktuar, me një
vizion Orthodhoks të plotë dhe
eskatologjik. Kisha duhet të
ofrojë Ungjillin, “fjalën e mirë”
tek të gjithë njerëzit. Si ndaj
atyre që janë larg dhe atyre që
janë afër. Ajo duhet të kujdeset
për gjithë qeniet e shprehjet e
jetës njerëzore”.
Kryepiskopi përfundoi me
fjalët se: “Çelësi i dëshmisë dhe
i misionarizmit tonë si ortho-
dhoksë, është që të mbushë
popujt me të vërtetën e shpre-
sën e Ngjalljes dhe t’i mësojë ata
që ta kremtojnë e përjetojnë atë
brenda Kishës. Çdo njeri, pa-
varësisht nga mosha dhe klasa
e tij, qoftë ky i varfër apo i pa-
sur, i panjohur apo i famshëm,
analfabet apo i ditur, ka mail
për të festuar Ngjalljen në
zemrën e tij ose të saj.

Në datën 1 shtator, ditën e
fillimit të kalendarit të ri Li-
turgjik (Kishtar), dita filloi me
shërbesën e Ajazmës e cila drej-
tohej nga Imzot Anastasi, i cili
në fund, pasi përshëndeti të
gjithë të rinjtë me radhë, u uroi
atyre një vit të ri me bekimet e
Perëndisë. Më vonë ai ishte i
ftuar që të drejtonte dhe sea-
ncën e caktuar për të diskutuar
për të ardhmen e kësaj or-
ganizate panorthodhokse. Kë-
shillat e tij ishin shumë të vlef-
shme dhe në përgatitjea e de-
klaratës që bënë të rinjtë, për
të informuar të gjitha lëvizjet e
shkollat teologjike në tërë botën.
Emocionues ishte dhe takimi
i fundit me të rinjtë. Pak mi-
nuta përpara tij një vajzë nga
Rusia me emrin Vjera (që e për-
kthyer në shqip do të thotë
besimi), u afrua pranë Kryepi­
skopit Anastas, për ta
falënderuar: “Është hera e parë
për mua që jam pranë një Pri-
mati të Kishës Orthodhokse,
këtë moment e konsideroja
shumë të largët dhe ndoshta të
pamundur, por këtu brenda një
familjeje Orthodhokse të pamu-
ndurat bëhen të mundura. Ky
takim me ju do të mbetet i pa-
harruar për gjithë jetën time”.
Në çastin e ndarjes, të gjithë
të rinjtë ishin mbledhur përsëri
tek dera kryesore e manastirit.
Kryepiskopi Anastas u tha
atyre, se nuk gjente dot fjalë të
tjera për t’i uruar, përveçse
atyre që Shën Hermanit të
Alaskës, një shenjtor nga Gjer-
mania, që thoshte kur ndahej
me njerëzit: “Që nga ky çast,
sekondë, minutë, orë, ditë
përpiquni me gjithë shpirtin e
zemrën tuaj ta doni më shumë
Perëndinë, Zoti qoftë me ju!”
Jorgo Papadhopulli