Në asnjë rast
nuk janë shprehur
opinione politike
Në datën 22 tetor 1998, është
përhapur në shtyp një letër e z.
; Sejfi Protopapa nga SHBA, në të
cilën pretendohet, se gjatë vizitës
së një delegacioni të Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë pranë Kishës Orthodhokse
Ruse, më datë 5 tetor 1998, Krye-
piskopi Anastas është deklaruar
kundër ndërhyrjes së trupave të
NATO-s në Kosovë.
Si anëtarë të delegacionit të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, në të gjitha takimet e
bëra, përgënjeshtrojmë plotësisht
këtë lajm dhe deklarojmë se në
asnjë rast dhe në asnjë mënyrë
Kryepiskopi Anastas nuk ka
shprehur opinione .politike. Që-
ndrimi i pandryshuar i Kishës
sonë, ka qenë ai i shprehur nga
Fortlumturia e Tij Anastasi në
mars të këtij viti, kur nisi kriza në
Kosovë, se lutej që “krijimi i një
shoqërie të drejtë dhe të lirë në
Kosovë të realizohet me mjete
paqësore.”
22. 10. 1998
Mitropoliti i Korçës, JOANI
Protopresviter At Jani Trebicka *
Pretendimi i Agjencisë ITAR
TASS, të cilin këmbëngul të
qarkullojë z. Protopapa, se gjoja
Fortlumturia e Tij Kryepiskopi
Anastas ka deklaruar gjatë vizitës
në Moskë se është kundër
ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë,
nuk është i vërtetë. Ne që kemi
qenë bashkë me Kryepiskopin
gjatë gjithë ditëve të vizitës së
delegacionit të Kishës sonë në
Rusi, kemi deklaruar qartë (më
22.10.1998), se një deklaratë e tillë
nuk është bërë. Një zhurmë e tillë
e pabazuar nuk i shërben në këtë
kohë çështjes shqiptare.
Pretendimi i një gazetareje
ruse nuk mund të jetë më i
besueshëm se dëshmia e përgje-
gjshme e klerikëve orthodhoksë
shqiptarë.
4.11.1998
Mitropoliti i Korçes, JOANI
Protopresviter At Jani Trebicka
ORTHODHOKSET