Vera po afron dhe disa nga aktivitetet më të rëndësishme për fëmijë dhe të rinj janë kampet verore që organizohen nga Kisha jonë.
Traditë prej shumë vitesh, ato realizohen me bekimin, iniciativën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kryepiskopit Anastas.
Edhe për këtë vit, do të organizohen të gjitha kampet kombëtare, të cilat do të zhvillohen si më poshtë:
Kampi i parë e i dytë i djemve, për fëmijë e adoleshentë, do të zhvillohet në Manastirin e hirshëm të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, në ishullin e bukur të Zvërnecit.
Kampi i parë e i dytë i vajzave, për fëmijë e adoleshente, do të zhvillohet në Manastirin e Hirshëm të Shën Joan Vladimirit, në Elbasan.
Kampi i tretë i djemve, për studentë e të rinj, do të zhvillohet në Manastirin e Hirshëm të Shën Joan Pagëzorit, në Voskopojë.
Kampi i tretë i vajzave, për studente e të reja, do të zhvillohet në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, në Boboshticë të Korçës.
Të gjithë të interesuarit, prindër, fëmijë, adoleshentë e të rinj, mund të merrni informacion pranë grupeve të katekizmit, kishave e qendrave të Mitropolive përkatëse.
Tarifa e pjesëmarrjes në këto kampe është 3 mijë lekë.
Të gjithë ftohen të jenë pjesëmarrës në këto kampe për të forcuar miqësinë me njëri tjetrin e për t’u bërë miq të vërtetë të Krishtit.