EmailFacebookKontakt

Perëndia u shfaq në mish…

Perëndia u shfaq
në mish…

(I Tim. 3:16)

(Mesazhe të Krishtlindjeve)
1992-2010

– Botim i dytë, i plotësuar –

F’esta e Krishtlindjes, sikundër përsëritet për vit, na fton çdo herë të rimendojmë për rëndësinë e saj, të meditojmë përsëri për kup- timin që mbart, në kushtet e çastit konkret historik. Çdo peshkop du- het t’iu theksojë besimtarëve disa të vërteta të caktuara, që burojnë nga kjo ngjarje unikale, të cilat frymë- zojnë dhe japin mbështetje. Tekstet që botohen në këtë vëllim janë fryte të këtij detyrimi. Mesazhe Krisht- lindjesh që u predikuan nga viti 1992 deri në vitin 2010, një periudhë shumë e ngjeshur me lëkundje dhe tepër të rëndësishme për Shqipërinë, por edhe më gjerë me zhvillime serioze për mbarë rruzullin. Mesa- zhet u lexuan në kishat e Shqipërisë,

u paraqitën në botime të ndryshme, u transmetuan nga stacionet radiofo- nike e televizive dhe u komentuan. Megjithatë është e vështirë t’i gjesh të gjitha bashkë. Të botuara në një vëllim të vetëm, mund tëpërdoren për studim vetjak, në takime të studimit të Shkrimit të Shenjtë, takime medi- timi, katekizmi ose në mbledhje me karakter konstruktiv.