“Perëndi i jetës,
o *1* l·^^ udhëhiqna drejt drejtësisë dhe paqes”
Consejo Mundial de Iglesias
– Kjo do të jetë tema e Asamblesë së 10-të të Këshillit Botëror të Kishave, që u vendos në
mbledhjen e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, në Gjenevë, Zvicër. –
Nga 16-22 shkurt, në Qendrën Ekumenike në Gjenevë, u mbajt mbledhja
e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (WCC-COE). Ajo u
fokusua veçanërisht tek gjendja e vështirë e të krishterëve në Lindjen e
Mesme, por dhe nëpjesë të tjera të Globit, si dhe në ndryshimet e propozuara
në strukturën e brendshme të kësaj organizate.
Komiteti Qendror është organi kryesor i vendimmarrjes i Këshillit Botëror
të Kishave dhe mblidhet çdo 18 muaj, për të reflektuar mbi punën e bërë,
për të theksuar arritjet e mangësitë dhe për të vendosur rrugën që do të
ndiqet në përballimin e problemeve më aktuale dhe atyre të perspektivës.
Hapja e veprimtarisë, si gjith- monë, nisi me një reflektim shpir- tëror mbi një tekst biblik, dhe kësaj radhe ai ishe nga Ungjilli sipas Llukait (2:14), duke u ndalur në pa- qen e drejtë. Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, President i Këshillit Botë- ror të Kishave, do të theksonte me
këtë rast para të pranishmëve, se “Kuptimi i krishterë për paqen e brendshme është më i thellë dhe më i gjerë se sa qetësia pasive e stoikë- ve apo nirvana e budistëve. Kjo nuk është e lidhur me apati për atë që ndodh rreth nesh”.
Në hapje të veprimtarisë, Rev. Dr. Valter Altman, moderator i Ko
mitetit Qendror, paraqiti refleksio- net rreth temës për Asamblenë e ardhshme të KBK dhe ndryshimet strukturore që shtrohen për t’u bërë nga ky organizëm, duke u ndalur veçanërisht edhe në problemet fi- nanciare.
Në raportin e tij, sekretari i për- gjithshëm, Rev. Dr. Olav Tveit Fykse, i kushtoi vëmendje të veçan- të përgatitjeve për Kuvendin Ndër- kombëtar Ekumenik për Paqen, që do të mbahet në maj të këtij viti në Kingston, Xhamajka. “Kjo ngjarje do të dëshmojë dhe do të forcojë përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur tejkalimin e dhunës”, – tha Tveit.
Tveit dhe Altmann gjithashtu
kërkuan edhe më shumë përpjekje për arritjen e paqes në Lindjen e Mes- me, duke e parë këtë problem edhe në dritën e ngjarjeve të dhunshme të ditëve të fundit në shumë vende të Afrikës Veriore dhe ato arabe.
Në ditën e fundit të veprimtari- së, më 22 shkurt, u caktua edhe tema e Asamblesë së 10-të të Kë- shillit Botëror të Kishave, e cila do të mblidhet në vitin 2013, në Busan të Koresë së Jugut.
WCC është organizata më e ma- dhe ndër e krishterë në botë, ku marrin pjesë 349 kisha, orthodhokse dhe protestante.
Marrë nga faqja e Këshillit
Botëror të Kishave,
www.oikoumene.org