EmailFacebookKontakt

Përdhosje, vandalizëm dhe vjedhje në kisha orthodhokse

Përdhosje, vandalizëm dhe vjedhje
në kisha orthodhokse
– Dukuri shqetësuese intolerance fetare, në ditët e Asizit-
Të hënën, 28 janar, u kon-
statua se kisha e Shën Varva-
rës, në afërsi të fshatit Dervi-
cian, ishte dhunuar. Në pamje
të parë dukej vjedhje, sepse
ndërtesa ishte me dyer të shqy-
era dhe dritare të shkulura nga
kasat. Por, ajo që kishte ndo-
dhur në brendësi, tregonte se
synimet ishin të tjera. Sendet
e Tryezës së Shenjtë ishin he-
dhur në mes të kishës, së ba-
shku me Ungjilllin dhe aty u
ishte vënë zjarri. Qartë, kemi
të bëjmë me një akt përdhosjeje
të një objekti kulti orthodhoks,
shprehje urrejtjeje fetare dhe
vandalizmi të verbër.
Por, ky nuk është cënimi i
vetëm i një kishe orthodhokse.
Rreth dhjetë ditë më parë u ko-
nstatuan sërish akte vandali­
zmi kundër Manastirit “Fjetja
e Perëndilindëses”, në Kamena,
Delvinë. Në vitin 1999 nga kjo

zonë u dëbua si “persona non
grata ” një hoxhë iraken, ve-
prim që u kuptua i lidhur me
djegiet e përsëritura të këtij
manastiri.
Po gjatë asaj periudhe,
shkatërrimet, përdhosjet e
vjedhjet e vendeve të shenjta,
në zonën e Mitropolisë së Gji-
rokastrës, kanë qenë mjaft të
shpeshta, si përdhosja e kishës
së Ksamilit, djegia e kishës së
Metoqit, shkatërrimi i përsë-
ritur dhe djegia e gjërave të
shenjta në mjedisin përshta-
tur për kishë në qytetin e
Tepelenës, djegia e Kishës së
Shën Spiridhonit në Vuno etj.
Këtyre akteve iu shtohet
dhe vjedhja të hënën, 21 janar,
e Kishës së Shën Nikollës, në
Saraqinishtë, monument ku-
Iture kombëtar, ku janë marrë
të gjitha ikonat dhe pjesë nga
ikonostasi. Megjithëse u bë

denoncimi, policia nuk e futi
këtë rast as në komunikatën
e zakonshme dhe jo më të zbu-
lonte a kapte përgjegjësit…
Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë shpreh
shqetësimin e protestën e saj
për këto akte, që turbullojnë
e cënojnë harmoninë ndërfe-
tare dhe vlera të shquara
shpirtërore e kulturore. Kjo
ndodh kur jo më larg, se një
javë më parë, udhëheqësit e të
gjitha feve u lutën në Asizi,
për paqe dhe harmoni midis
besimeve.
Eshtë e domosdoshme që
ndaj këtyre rasteve të reago-
het me forcën e vendosmërinë
e ligjit, por edhe që ato të dë-
nohen publikisht nga të gjithë.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale
të Shqipërisë