EmailFacebookKontakt

Përdhoset rëndë Kisha “Ngjallja e Krishtit”

Ksamil
Përdhoset rëndë Kisha
“Ngjallja e Krishtit”

Duke u gdhirë data 25
qershor, në Ksamil të
Sarandës ndodhi një akt
i shëmtuar vandalizmi,
që ishte njëkohësisht
edhe sakrilegj ndaj një
objekti kulti orthodhoks.
Persona të “panjohur”
thyen dritaren e Kishës
së re “Ngjallja e Krishtit”
dhe depërtuan në të, duke
shkatërruar më pas gjith-
çka. Ata thyen gjërat e
shenjta, grisën e përdho-
sën ikonat dhe Ungjillin e
Shenjtë, ndynë gjithë
kishën e tentuan t’i vinin
zjarrin ikonostasit. Mjaft
domethënës për qëllimet
e atyre që kryen këtë veprim
të turpshëm ishte fakti se
nuk u vodh qoftë edhe një
objekt i vetëm, që tregon
se ky akt drejtohej kun-
dër besimit orthodhoks.
Pas njohjes së kësaj

ngjarjeje tepër të rëndë,
komuniteti orthodhoks i
qytezës së Ksamilit bëri
me indinjatë të thellë de-
noncimin pranë organeve
të rendit, që po hetojnë
për gjetjen e autorëve, por
deri tani pa ndonjë rezultat.
Për akte të tilla, që sy-
nojnë prishjen e harmoni-
së e bashkëjetesës ndër-
fetare në vendin tonë,
janë përgjegjës, në radhë
të parë ata persona, or-
gane shtypi apo organiza-
ta, që duke shkelur edhe
ligjet, nxitin në mënyrë të
papërgjegjshme urrejtjen
ndërfetare e raciale, du-
kuri këto të panjohura më
parë për shoqërinë tonë.
Ndaj duhet jo vetëm të
gjenden autorët e këtij
veprimi, por duhet që ai
të dënohet qartë e pa
ekuivoke nga të gjithë.