Kur Perëndia të vë në provë, kurrë mos e harro të kaluarën tënde. Ngushëllo veten me të mirat që të ka dhuruar Perëndia më parë. Tani derdh lot, por më përpara ke qeshur. Tani je i varfër, por më parë ose nuk ke qenë kaq i varfër ose ishe i pasur.
Jeta asnjëherë nuk është pa pjesën e trishtimeve. Sepse, ashtu si ujët e lumit që nuk është gjithmonë i kthjellët, kështu edhe jeta e çdo njeriu herë është me trishtime dhe herë me gëzime, thotë Shën Vasili i Madh.