EmailFacebookKontakt

Për zemërimin

Nga vepra e Shën Joan Gojartit (Krisostomit)
Për zemërimin
Si do të mundim, pra, ta zbutim inatin dhe zemë-
rimin tonë?
Po të hedhim një sy në mëkatet tona dhe po të
mendohemi se sa përgjegjësi të madhe kemi kun-
drejt Perëndisë; po të marrim parasysh, se me ze-
mërim nuk e dëmtojmë armikun, po veten tonë; po
të sjellim ndër mend, se duke u zemëruar kënaqim
djallin; djallin, armikun tonë të madh, për hirin e të
cilit dhe për shkak të të cilit po i bëjmë keq vëllait
tonë; pra, po t’i mendojmë këto, do të mundim ta
zbutim e ta zhdukim krejt zemërimin.
Dëshiron, o vëlla, të jesh armik e hakmarrës?
Të jesh armik, por i djallit, e jo i vëllait tënd! Zoti na
armatosi me zemërim, që ta përdorim si shpatë e
ta ngulim jo në trupin e vëllezërve tanë, po në atë
të djallit…
Dhe shpatën e ngulim në trupin e djallit vetëm
atëherë kur do të tregojmë dashuri e butësi kundrejt
vëllezërve, kur do të sillemi në mes tonë me paqe e
me urtësi. Le të shkojnë prapa diellit të hollat, lavdia
dhe nderimet që na bëjnë bota; për mua vëllai është
gjëja më e vlefshme se çdo gjë tjetër në këtë botë.