EmailFacebookKontakt

Për shumë vjet!…

Për shumë vjet!… Amanet që po merr jetë
Gjatë urimeve në Kryepiskopatën e Hirshme
Ishte ky urimi që i
drejtuan kryepiskopit
Anastas qindra besim-
tarë, të cilët erdhën në
Kryepiskopatën e Hir­
shme, në 22 janar, ditën
e Shën Anastas Persia-
nit, emrin e të cilit mban
Fortlumturia e Tij.
Dita ishte hapur me
Liturgjinë Hyjnore në
Kishën e Ungjillëzimit,
ku për të uruar kishin
ardhur edhe nxënësit
dhe pedagogët e Akade-
misë Teologjike “Ngjallja

e Krishtit”, klerikë e
besimtarë nga Tirana e
rrethet.
Më të shumtë gë-
zimin e kësaj dite e bëri
njoftimi i Kryepiskopit
për të pranishmit, se
Qeveria kishte vendo-
sur, pas një pritjeje gati
dhjetëvjeçare, të jepte
truallin e katedrales së
re, duke kompesuar atë
që u zu nga hotel Tirana,
pas shkatërrimit të Ka­
tedrales së vjetër të Krye-
qytetit.