EmailFacebookKontakt

Për ne të Krishterët kalimi i çdo viti është paralajmërim i pavdekësisë

Për ne të Krishterët kalimi i çdo viti, është paralajmërim i pavdekësisë, vërteton
realitetin e vdekjes dhe nxit dëshirën tonë për jetën. Jetën e jetojmë. Thithim ajrin
e saj, realizojmë ëndrrat tona, ndërsa vdekjes nuk i kushtojmë rëndësi, e dënojmë
në mungesë.
Por, koha jonë “më Krishtin”, me gjithë kontradiktat e saj, na shpie në krahët e
Atij, “që është dhe që ishte dhe që vjen” (Zbulesa 1, 8). Domethënë Krishti. I lumtur
cilido që në ditët e jetës së tij mbështet zemrën e tij në duart e Tij të shpuara nga gozh-
dët. Atje janë burimet e jetës që lajnë baltën e vdekjes. Atje të gjitha bëhen jetë,
ndërsa dëgjon zërin e Tij: “ai që beson tek unë edhe në vdektë, do të rrojë” (Jn. 11,25).
Sepse me vdekjen, trupi kalbet dhe prishet “sipas lëndës që u gatua nga Zoti” ndër-
sa shpirti fluturon në qiell, te krijuesi i tij, dhe jeton përjetësisht në pafundësi.
I lumtur është cilido që kalon urën e kësaj bote, pa iluzionin se mundet të ndërtojë
shtëpinë e tij përgjithmonë mbi tokë. Ai nuk është i shkretë në detin jomikpritës të
kushteve atmosferike. Por i lumtur, dhe çdo ditë buzëqesh në jetë, si t’i jepet një
dhuratë hyjnore. E dallon si “sub specie aeternitatis” nën prizmin e përjetësisë,
sipas Agustinit të shenjtë.
Dhe në vdekje buzëqesh! Sepse me këtë kalim nga kjo botë e përkohshme, i ri-
hapet bota e pakohshme, e paprishshme, qiellore, në dritën e pastër të “krijesës së
re”, është parajsa e kënaqësisë, përjetësia e pafund. Për këtë arsye, koha për të
krishterin nuk është asgjë tjetër veçse “fillimi i pavdekësisë”.
ζ Nga Hirësia e Tij Ignati, Mitropolit i Beratit, 1 janar 2011 J