EmailFacebookKontakt

Për Kreshmën e Pashkëve duhet të dimë

Për Kreshmën e Pashkëve duhet të dimë:

– Nuk hahet mish, peshk, bulmet, vezë gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.
– Peshk hahet vetëm më 25 Mars, e kremtja e Ungjillëzimit dhe në të Dielën e Dafinave.
– Lejohet ngrënia e “frutave të detit” (midhje, oktapodë, sepje kallamarë).
– Nëse është e mundur kreshma mbahet pa ngrënë vaj ditët e javës (ose të paktën të premteve dhe të mërkurave), ndërsa të shtunave dhe të dielave përdoret gjithmonë vaji (me përjashtim të së Shtunës së Madhe).
– Verë pihet vetëm të shtunave dhe të dielave.
– Kushdo që ka probleme shëndetësore apo të tjera që nuk e lejojnë ta mbajë kreshmën, duhet të bisedojë me atin shpirtëror.