Për ju prindër orthodhoksë
Çlironi fëmijët nga egoizmi
Thjeshtësia dhe përulësia janë
virtyte të natyrshme tek fëmija,
sepse ka kurdoherë nevojë për
ndihmën e të tjerëve. Kështu, egoi
zmi dhe kryelartësia, nëse paraqi-
ten, janë rrjedhojë e një edukimi jo
të mirë dhe e një zhyillimi të keq të
ambicjes, që është e lindur tek çdo
njeri. Vetë Zoti, që të tregonte tek
nxënësit e Tij shembullin e urtësisë
së vërtetë, vuri para tyre një femijë
të vogël dhe tha: “Kush do përulet
si ky femijë i vogël, do të jetë më i
madhi në mbretërinë e qiejve”
(Mattheu 18:4).
Forma e parë, me
të cilën shfaqet egoi
zmi në shpirtin fë-
minor, zakonisht
është mendjema-
dhësia në rroba.
Gëzimi i fëmijëve
për rroba të reja
është diçka fiziolo-
gjike dhe naive, por
vetëm kur nuk i
kalon disa caqe.
Kur këto manifesti-
me gëzimi janë hi-
perbolike dhe pa-
mbarim, kur fëmijët
mburren për zbukurimet e tyre ose
nënvleftësojnë fëmijët e tjerë, se
janë të veshur më thjesht, atëhere
kufijtë e natyrshëm janë shkelur.
Kjo mendjemadhësi qesharake e
boshe, kultivohet shpeSh nga vetë
prindërit mendjelehtë, që i zbuku-
rojnë fëmijët e tyre si kukulla dhe
të entusiazmuar, ata vetë i sjellin
para pasqyrës, që t’i gëzojnë dhe
ata.
Për të mos nxitur mendje-ma-
dhësinë feminore, prindërit duhet
t’u japin fëmijëve të kuptojnë se
përpara Perëndisë rrobat që bien në
sy dhe të shtrenjta nuk kanë asnjë
vlerë. Perëndia njeh jo rrobat dhe
zbukurimet e jashtme, por zemrën.
Një formë e dytë e egoizmit, që
takojmë tek femijët, është mburrja
e tyre për pasurinë, pozitën sho-
qërore ose titullin e prindërve dhe
prirja, që të ulin ose nënvleftë-sojnë
fëmijët e tjerë, të varfër ose të
thjeshtë.
Që fëmijët tuaj të mos kenë të
drejtën e këtij vesi të pështirë,
mësojini të jenë fisnikë dhe go-
jëmbël. Të respektojnë çdo njeri, të
pasur apo të varfër, të rëndësishëm
a të parëndësishëm. Mos i lejoni t’i
flasin ashpër dhe me guxim askujt,
cilido që të jetë. Frymëzojini bi-
ndjen, se Perëndia vëren jo pasurinë
ose famën, por virtytin dhe nde-
rshmërinë. Foljuni për lisunë, për
vetë Perëndinë, që zgjodhi për
Veten e Tij jo prindër të famshëm,
por një marangoz për kujdestar të
Tij dhe një vajzë të thjeshtë të
Nazaretit për Nënë të Tij.
Forma e tretë e egoizmit, që
njeriu takon tek fëmijët, është
fiksimi i vazhdueshëm në virtytet
e tyre reale ose të fantazuara. Janë
të shumtë femijët që krenohen për
kujdesin, mirësinë, thjeshtësinë ose
zgjuarsinë e tyre.
Nuk ekziston asgjë e qortueshme,
në atë që fëmija e konsideron si
detyrë të tij, p.sh. të përparojë në
shkollë ose të veçohet për sjelljen
e tij të mirë. Një ambicje e tillë
“fisnike” karakterizon çdo njeri.
Vetë Perëndia e mbolli atë në ze-
mrën e femijëve.
Por, kjo ambicje nuk duhet të
kalojë disa kufij, sepse atëhere
mbërrin në marrëzi. Fëmija duhet
të jetë i kujdesshëm, i thjeshtë, i
respektuar, jo sepse e lavdërojnë,
por, kryesisht, sepse këtë kërkon
Perëndia dhe sa më shumë rritet, aq
më tepër duhet të ndërgjegjësohet
se duhet ta ndjejëpër detyrë të bëjë
të mirën me mendimin tek Perëndia
dhe jo që të shijojë lavdërimin e
njerëzve. Kujdesuni ju vetë që të
mos frymëzoni tek fëmija fodullë-
kun, vetëmburrjen, mburrjen e
pamasë. Mos i mburrni shumë kur
sillen mirë. Një shikim përkëdhe-
lës, një buzëqeshje kënaqësie, disa
fjalë të ngrohta, por të matura, janë
të mjaftueshme për fi shpërblyer
dhe sidomos, për t’i nxitur në një
sjellje gjithnjë e më të mirë.
Kurrë mos i lini fëmijët që të
flasin shumë dhe të mburren për
veten e tyre, as të ndërhyjnë arbi-
trarisht në bisedat e të mëdhenjve
dhe t’i tallin a korrigjojnë me arro-
gancë për ato që thonë.
Nëse doni që fëmijët tuaj të
urrejnë çdo formë të fodullëkut,
krekosjes, mendjemadhësisë u tre-
goni sa mëkat i madh është egoi
zmi. U mësoni se egoizmi, siç më-
son Shkrimi i Shenjtë, është “fillimi
i çdo mëkati” dhe “pështirosje pë-
rpara Perëndisë”. U flisni për shpi-
rtrat e djallëzuar, që për shkak të
fodullëkut ranë nga qielli, si edhe
për të parëkrijuarit, që për shkak të
egoizmit dhe me nxitjen e djallit
donin të bëheshin perëndi dhe,
kështu, humbën
parajsën. U thoni,
gjithashtu, fë-
mijëve, se ku të
drejton egoizmi
dhe theksojuni, se
pas tij vazhdon
,çdo rënie tjetër.
Mos neglizhoni
t’umësoni femijë-
ve tuaj sa i pëlqy-
er është për Perë-
ndinë virtyti i pë-
rulësisë e i thje-
shtësisë dhe sa e
lartëson Perëndia
të përulurin. Së fundi, paraqitjuni
si shembull përulësie vetë Zotin, që
na thotë: “Mësoni nga unë, sepse
unë jam zemërbutë dhe i përulur
nga zemra…” (Mattheu 11:29).
Prindër! Të gjithë doni që fëmi-
jët tuaj të jenë të mirë e të bindur.
Nëse vërtet e doni këtë, përpiquni
të luftoni mendjemadhësinë, sepse
fëmijët fodullë janë edhe teka-
njozë, edhe të pabindur. Kultivoni
në shpirtrat e tyre përulësinë, se fe-
mijët e përulur janë edhe të bindur.
Të gjithë doni që në shpirtin e
fëmijëve tuaj të lulëzojë mirënjo-
hja. Mësojini të jenë të bi
ndur e mbrojini nga egoizmi,
sepse egoizmi njerëzor ka si
tipar mosmirënjohjen.
Të gjithë doni që t’i shihni
fëmijët tuaj të lumtur. Fry-
mëzojuni modestinë. Njeriu
modest është edhe i përmba-
jtur, i butë, kënaqet me pak.
Së fundi, të gjithë doni që
fëmija juaj të ketë bekimin e
Perëndisë. Mësojini, pra, me
fjalën, shembullin e përulësi-
në: “Perëndia u kundërvihet
mendjemëdhenjve dhe u jep
hir të përulurve” (Jakovi 4:6).
Përktheu: Nafsika Melo