EmailFacebookKontakt

Peisazh nga Pashket e medha 1993

Sonte, presin fetaret te premten e zeze nen hene
Tek kjo kishe ortodokse, dikur e shembur, ne Tirane
Ku shenjtore e Perendi na kishin lene
Se, zot u bene, ca politikane – ca pehlivane.

Sonte, kur shpirt i pavdekur i Zotit Krisht u gozhdua
I atij, qe, mbi veten e tij – njerezit i ka dashur
Plot dhimbje e brenge ky procesion ortodoks – u hutua
Vertet e humbi te riten per ne – ndaj epoke ka hapur.

Po iken me trishtim ne lutje – ky procesion ne varg
Serishmi ne te vertetat e fese, gjithkush hyri aspak
Kete harmoni lutjesh ne meshe s’ka kush e prish –
c’do gje e renuar, si e ripertrire vjen verdalle – Ma sheh syri.

Besimtaret vene kembet ne kete truall, ne token amtare,
jo me te humbur e shpirtvrare.

Thone nje lutje. Rrine presin menduar, Ate, sot
Ate, qe qielli lart ua ka marre.
Kete, qe shoh sot, si bukuri te ralle, as ne enderr s’e kam pare dot.

I raskapitur prej mundimit, presin te kthehet, Ai
Qe rri heshtur ne kupen qiellore – perleshur me ligesine
I ndare nga njerezit e tjere mbeti qiejve, gozhduar rri
Vetem, qe te vinte, fati i shenjte, pranvera tokesore per njerezine.

Zhaneta Ogranaja
17 prill 1993
Te Premten e Madhe, Tirane