EmailFacebookKontakt

Pedagogji – Duke kontrolluar ndikimet e pamjeve televizive mbi fëmijët

Pedagogii
Duke kontrolluar ndikimet
e pamjeve televizive
mbi fëmijët

Në atë kohë nxënësit
iu afruan Hsuit, duke
thënë: Cili është uallë më
i madhi në mbretërinë e
qiejreëDhelisui si thirri
pranë vetes një djalë të
vogël, e ouri në mes të
tyre dhe u tha: Me të uë-
rtetë poju them: Në qoftë
se nuk do të ktheheni e
nuk do të bëheni si fëmh
jët e vegjel, nuk do të hy-
ni në mbretërinë e qiejve.
Ai që do të bëhet i vogël
si kyfëmijë, do tëjet.ë më
i madhi në mbretërinë e
qiejve. Dhe kush do të
presë një fëmijë të tdlë në
emrin tim, më ka pritur
τηηα- Por, kush do të po-
shtërojë qoftë dhe një
nga këta vogëlushë që be-
sojnë tek unë, do të ishte
më mirë për të që të uarte
një gur mulUri n.ë qafë e
të shkonte e të mbytej në
fund të detit…
(Mateu 18:10-11)
Ekziton një shprehje:
“Një fotografi është e
vlefshme sa mijëra fja-
lë”. Imagjinoni televizio-
nin, sesa mesazhe trans-
meton në mendjet e ze-
mrat e fëmijëve me ima-
zhet, që ai sjell në shtë-
pitc tona. Megjithatë,
prindërit duhet të pye-
sin veten në se ato janë
të vlefshme për fëmijët
apo janë pengesë.
Televizori bardh e zi
në Amerikë është shpi-
kur në vitet 1940 dhe u
bë diçka e zakonshme në
vitet 1950. Ai ka tashmë
një histori 60-vjeçare.
Nuk ka asnjë diskutim,
se në botën e sotme tele-
vizioni është forma më
efektive e komunikimit
masiv dhe zbavitjes.
Dhe dikush mund të sje-
llë argumenta të shumta
për aspektet pozitive të
tij: sjell lajmet nga gjithë
bota në shtëpitë tona; na
jep mundësinë e ndje-
kjes së shumë spekta-
kleve, që ndryshe nuk do
të kishim mundësi për
t’i parë; mund të jetë
edukues me programe të
caktuara; mund të na
qetësojë pas një dite të
lodhshme… Por, ana tje-
tër, negative, është se
mund të jetë i dhun-
shëm, shtrembërues,
manipulues dhe tërhe-
qës drejt së keqes.
Në fillimet televizioni
nuk kishte shumë sta-
cione dhe përmbajtja
ishte më e kontrolluar,
përsa i përket kodit mo ­
ral të vlerave. Ndërsa
sot, shpesh imazhet, me-
sazhet dhe gjuha e tij
janë jashtë kontrollit,
veçanërisht programet e
të rriturve. Statistikat
‘tregojnë, se mesatarisht,
deri në moshën 18-vjeça-
re, çdo fëmijë do të ketë
parë rreth 18 mijë orë
televizion. Gjatë kësaj
kohe do të ketë parël8
mijë vrasje dhe 350 mijë
reklama. Fëmijët nuk
janë në gjendje të dallo-
jnë midis njohurive dhe
zbavitjes, midis progra-
meve dhe reklamave.
Ata mësojnë nga çdo gjë
që shikojnë. Pjesa më e
madhe e tyre e pranojnë
atë që shikojnë si reale
dhe të pranueshme nga
publiku. Kjo është një
çështje serioze, po qe se
merren në konsideratë
ndikimet negative dhe
rrezikshmëria e pamje­
ve televizive.
NDIKIMET
NEGATIVE
TE TELEVIZIONIT
– Programet televizive
për të rriturit mund të
bëhen shqetësuese për të
gjithë ne, por veçanë-
risht për fëmijët, të cilët
janë tëpër të vegjël për
vijon në faqen 10

Duke kontrolluar ndikimete pamjeve televizive mbi fëmijët
Vijon nga faqja 9
të kuptuar këto gjëra. Fëmijët
e shkollës janë shpesh kuriozë
përsa i përket çështjeve “të të
rriturve” dhe arrijnë të shiko-
jnë të njëjtat gjëra që shohin
edhe prindërit e tyre. Megji-
thëse stacionet televizive për-
piqen që të kontrollojnë kohën
e programeve për të rritur, disa
herë ata nuk janë shumë të
kujdesshëm dhe koha e shfa-
qjes ndodh gjatë kohës që fë-
mijët shikojnë televizor (kë-
shtu, televizionet shqiptare, si-
domos ato private, nuk e kanë
për gjë ta rishfaqin filmin e
darkës në orët e drekës, kur të
gjithë fëmijët janë para televi-
zorëve). Por, duke ndjekur fl-
Imat e të rriturve dhe dramat,
fëmijët janë të ekspozuar ndaj
dhunës, lakuriqësisë, akteve
sekskuale, drogës, alkolit dhe
mbi të gjitha, ndaj mosrespekti-
mit për jetën dhe vlerat tradici-
onale. Shpesh, këto veprime ja-
në përshkruar sikur të jenë
nxitëse, gjëra që të gjithë të rri-
turit bëjnë dhe aprovojnë. Shfa-
qje të përsëritura mund të shpë-
rfytyrojnë dhe ndryshojnë
sjelljen dhe edukimin që fami-
Ijet përpiqen për të krijuar.
Madje, edhe lajmet, që janë in­
formative, mundet që të para-
gjykojnë dhe të mos përfaqë-
sojnë të vërtetën. Gjithashtu,
kanalet ndërkombëtare shfaqin
skena që janë shumë reale dhe
të frikshme për sytë e fëmijëve.
– Ka disa programe të mira
edukuese dhe kulturore për fë-
mijët. Megjithatë, shumë nga
programet televizive për ta pë-
rmbajnë shfaqje që janë të dy-
shimta, veçanërisht ato me fan-
tazi dhe superheronjtë, duke
përfshire dhe fllmat me karto-
na. Për shkak se fëmijët kanë
vështirësi për të kuptuar ndry-
shimin midis asaj që është rea­
le dhe fantastikes, shumë pro­
grame u shkaktojnë fëmijëve
dilema. Ata shikojnë persona-
zhe të kartonave që godasin
njëri-tjetrin, i gjuajnë ose i
bëjnë keq njëri-tjetrit, ndoshta
me një shpeshtësi 20 herë në
një orë. Kjo dhunë zakonisht
ndodh pa ndonjë arsye dhe
viktimat shumë rrallë vuajnë
nga ndonjë dhimbje apo nga
ndonjë dëmtim. Të dy palët,
heronjtë e keqbërësit, luftohen
me armë vdekjeprurëse dhe më
pas shfaqen përsëri për të
vazhduar betejën.
Dhe kështu, mesazhi që u
transmetohet tek fëmijët re-
zulton, se dhuna është një
rrugë e pranueshme për të zgji-
dhur problemet dhe, se në të
vërtetë nuk dëmton. Kjo i nxit
ata që të sillen në mënyrë më
agresive dhe ta shikojnë botën
si një vend të frikshëm. Kjo gjë
është e rrezikshme në çastet e
tanishme për Shqipërinë, kur
ka shumë armë që janë në
familje dhe që mund të përdo-
ren edhe nga fëmijët.
– Fëmijët nuk mund të dallo-
jnë ndryshimin midis progra-
mit nga reklama. Edhe njëherë,
për shkak të papjekurisë fëmi-
nore, ata besojnë se fëmijët në
televizion i pëlqejnë ushqimet
dhe lodrat që tregohen. Re-
klamat e ushqimit mund të
kenë një ndikim të padëshi-
rueshëm mbi zakonet e të ngrë-
nit të fëmijës, sepse mund të
bëhen shkak për përdorimin të
ushqimeve të dëmshme.
Me reklamat e lodrave,
fëmijët tuaj mund të mendojnë
që janë të privuar, në qoftë se
ata nuk kërkojnë gjëra të reja
në mënyrë të vazhdueshme.
Kjo gjë krijon presion tek fa-
miljarët. Reklamat mund të
jenë manipuluese dhe mund t’i
bëjnë fëmijët të përkëdhelur,
pasi ata do të dëshirojnë
gjithçka që shohin në televizor.
– Shikimi i televizorit është
pasiv mendërisht, fizikisht dhe
nga ana sociale. Imazhet, tin-
gujt dhe idetë qëjepen nga pro-
gramet në mënyre aktive futen
në mendjen e fëmijëve, kurse
mendimi personal, arsyetimi,
imagjinata dhe krijimi mund të
frenojnë. Shikuesit e rinj, të
cilët ulen për orë të tëra pranë
televizorit, nuk vrapojnë fizi­
kisht. Për shumë nga ata tele-
vizori shërben për të zëve-
ndësuar miqtë, mësuesit, ma ­
dje edhe prindërit. Shikimi i tij
mund të bëhet edhe qendra e
jetës në familje. Prindërit janë,
gjithashtu fajtorë për këtë,
sepse ndodh ta përdorin tele­
vizorin si një dado elektronike.
(Vijon në numrin e ardhshëm)
Fotini Veroni