EmailFacebookKontakt

Patriku Teoktist në mbrojtje të vlerave

Patriku i Kishës Orthodhokse të Rumanisë, Teoktist, i ka kërkuar Parlamentit të tërheqë ligjet e reja më të buta për homoseksualizmin, më 7 nëntor 1994. Nëpërmjet një peticioni Patriku Teoktist u drejtohet politikanëve të rikonsiderojmë një votim të fundit, i cili trajton veprimet homoseksuale si krim vetëm kur ato fyejnë moralin publik. Deri atëhere aktet homoseksuale ishin të dënueshme deri në 5 vjet burgim. “Qoftë në kohët e vështirësive më të mëdha, paraardhësit tanë dinin të dallonin midis mëkatit dhe vyrtytit, të natyrshmes dhe të jonatyrshmes, normales dhe anormales” – theksoi Patriarku Teoktist. Udhëheqësi i Kishës Orthodhokse, që numëron 18 milionë njerëz në grigjën e vet, tha se vendi nuk duhet të braktisë vlerat e veta, me qëllim që të integrohet me standartet dhe institucionet e Evropës Perëndimore.

“Në kundërshtim me pamjen e parë, strukturat Evropiane do të na pranojnë në gjirin e tyre me vlerat tona specifike dhe identitetin tonë tradicional të krishterë”, – tha Patriku.