Tërëshenjtëria e Tij pret shiritin e përurimit të Qendrës Diagnostike
Patriku Ekumenik përuron Qendrën
Orthodhokse “UngjillëzimiDiagnostike
E diela, 7 nëntor, ishte një
ditë me të vërtetë e veçantë, e
mbushur me veprimtari të rë-
ndësishme. Ajo nisi me Litur-
gjinë Hyjnore të përbashkët, të
celebruar nga Patriku Eku
menik, Tërëshenjtëria e Tij Va
rtholomeu I dhe Kryepiskopi i
Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij Anastasi. Në
Liturgji merrnin pjesë e dhe
Mitropoliti i Dardaneleve dhe
San Françiskos Antoni dhe Hi-
rësia e Tij Dhimitri, Mitropoliti i
Beratit, Hirësia e Tij Ignati, Mi
tropoliti i Korçës, Hirësia e tij
Joani etj. Të dy Primatët shkë-
mbyen përshëndetje reciproke,
ku u theksua rëndësia e kara-
kterit ekumenik të veprës së Ki-
shës Orthodhokse në prag të mi-
jëvjeçarit të tretë, ringjallja e
mrekullueshme e Kishës në
Shqipëri dhe gëzimi e respekti
reciprok për këtë vizitë historike
(Fjalët e Patrikut Ekumenik e
Kryepiskopit po i botojmë të
plota në këtë numër). Liturgjia
u transmetua drejtpërdrejt dhe
nga RTV Shqiptar.
Në fund u shkëmbyen edhe
dhurata, ku Kryepiskopi i dhuroi
Patrikut Ekumenik një komplet
engolpesh, dhe “nga vendi i shqi-
ponjave një shqiponjë prej ar-
gjendi të gdhendur”, ndërsa
Tërëshenjtëria e Tij dhuroi një
ikonë të Apostullit të parëthirur
Shën Andreas, themelues i Ki-
shës së Konstandinopojës dhe disa
enë të shenjta për një kishë që ka
nevojë, sepse “Ju përditë hapni
kisha të reja”,- tha Tërëshenjtë-
ria e Tij.
Pikë tjetër kulmore ishte edhe
përurimi nga Patriku Ekumenik
Vartholomeu i Qendrës Diagno-
stikuese Orthodhokse “Ungji-
llëzimi”, një investim që kalon
vlerën e 2 milionë dollarëve dhe
që hyn në vazhdën e kujdesit të
vazhdueshëm të Kryepiskopit
(Vijon në faqen 10)
(Vijon nga faqja 5)
Anastas për emergjencat, pro-
blemet sociale dhe nevojat më
imediate të njerëzve, të krijuara
nga tranzicioni i vështirë, siç ja-
në edhe ato në fushën e shënde-
tësisë. Pas prerjes së shiritit,
Tërëshenjtëria e Tij Vartholo
meu kreu Shërbesën e Ajazmës,
bekimit të Qendrës.
Në fjalën e Ti,j Kryepiskopi
Anastas i bëri një përshkrim të
gjendjes në fillim të kësaj vepre
dhe të rezultateve të arritura në
këto vite, si dhe falenderoi të
gjithë ata qindra miq që ko-
ntribuan që kjo ëndërr, Qendra
Diagnostike Orthodhokse, të
bëhej realitet. “Nga thellësia e
shpirtit Ju falenderojmë Tërë-
shenjtëri, sepse pranuat të për-
uroni këtë Qendër Diagnostike,
e cila do të kujtojë, se burimi i
dashurisë njerëzore mbetet da-
shuria e Perëndishme. Lutemi
ngrohtësisht, uroni që ajo t’iu
përgjigjet nevojave të popullit të
Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,
duke i ofruar shërbime cilësore
mjekësore çdo njeriu, pa asnjë
dallim shoqëror apo fetar, me
respekt të thellë ndaj dinjitetit
të tij, me dashuri e dhembshu-
ri”,- tha ndër të tjera Kryepisko
pi. Ndërsa Patriku Ekumenik,
duke e quajtur vepër mbresë-
lenëse dhe të një rëndësie të
veçantë, theksoi edhe një herë
punën e jashtëzakonshme të
Kryepiskopit Anastas dhe e
përgëzoi Fortlumturinë e Tij për
“Këtë arritje të shkëlqyer në
fushën e shëndetësisë” dhe dhu-
roi 5 mijë dollarë për nevojat e
Qendrës, nga ana e episkopit të
Dardaneleve.
Pastaj, Patriku Ekumenik, i
shoqëruar nga Kryepiskopi
vizituan mjediset moderne, ku u
pritën nga specialistët e njohur
të mjekësisë shqiptare, që do të
punojnë aty. Në përurim mori
pjesë edhe Ministri i Shënde-
tësisë Solis, deputetë, diplomatë
etj.