EmailFacebookKontakt

Patriku Ekumenik në Gjermani

– Takime me personalitetet më të larta të shtetit gjerman –

Gjatë vizitës disa ditëshe në Gjermani, më 25 tetor 1993, Tërëshenjtëria e Tij Patriku Ekumenik Imz. Vartholomeu pati takime me presidentin e Republikës së Gjermanisë Rikard von Vaiceker, me kryetaren e Parlamentit gjerman Rita Zismuth dhe me kancelarin Helmut Kol.

Në këto takime Patriku përmendi se qëndrimi i shtetit zyrtar turk ndaj Patrikanës është përmirësuar dhe solli si shembull lejen që dhanë autoritetet turke për rindërtimin e ndërtesës së Patrikanës, që është djegur më 1941, si edhe mospërzierjen e qeverisë turke në procedurën e zgjedhjes së Tij.

Ndërkohë mbetet problem fakti se turqit nuk japin lejen për rifunksionimin e Shkollës Teologjike të Halkit. (Shënojmë se Shkolla Teologjike e Halkit “me emër në botën kristiane” është mbyllur nga shteti turk më 1971).

Përsa i përket dialogut midis kishave, Tërëshenjtëria e Tij Vartholomeu në Gjermani qe i ftuar i Kishës Evangjeliste dhe asaj Romano Katolike. Patriku Ekumenik siguroi se orthodhoksia dëshiron avancimin e dialogut.

Korresp. i “Ngjalljes”