Angli
Patrikanë Ekumenike
Patriku Ekumenik – doktor nderi i City University
Më 31 maj, në Kishën Katedrale “Apostull Pavli”, pas Dhoksologjisë së kryesuar nga Kryepiskopi i Kanterburit George Carey, dhe në praninë e përfaqësuesve të gjithë konfesioneve më të rëndësishme fetare, politikanëve, diplomatëve, akademikëve, armatorëve dhe biznesmenëve, zëvendës rektori i City University Z. R. Franklin, i dorëzoi Patrikut Ekumenik Vartholomeu I titullin Doktor i Teologjisë Honoris Causa, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Universitetit.
Vlen të përmendet prania në këtë ceremoni e Dukës së Edinburgut, princ Filipit, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabeth, i cili me sa duket po riatdhesohet në gjirin e Kishës Orthodhokse.
Duke marrë titullin e nderit, Patriku Vartholomeu I iu referua në veçanti problemeve të qendrave të mëdha të banimit dhe theksoi rolin që mund të lozë Kisha në përpjekjen e përballimit të këtyre problemeve. Gjithashtu nënvizoi “dobësinë” e Komunitetit ndërkombëtar përsa i përket zgjidhjes së krizës boshnjake, ndërkohë që shprehu kënaqësinë tij për zhvillimet në Afrikën e Jusut.