EmailFacebookKontakt

Patriku Aleks II bën thirrje për Çeçeninë

Mëse një herë Kisha Orthodhokse Ruse ka shprehur, nëpërmjet Patrikut Aleksej II, shqetësimin e thellë përballë “ngjarjeve tragjike” në Çeçeni.

Kështu, Patriku Aleksej II priti pas ndërhyrjes së trupave ruse edhe myftiun Muhamed Hussein Alsabekov, kryetar i komunitetit mysliman në Çeçeni, në manastirin e Shën Danielit në Moskë.

Të dy drejtuesit fetarë u deklaruan “thellësisht të shqetësuar për ngjarjet. Derdhja e gjakut në Çeçeni duhet të ndalojë menjëherë”. Dhe, duke ftuar besimtarët e dy komuniteteve të luteshin për rikthimin e paqes, Patriku dhe Myftiu nënvizuan në mënyrë kategorike që nuk duhet lejuar kthimi i luftës çeçene në një konflikt mes të krishterëve dhe myslimanëve.

“Përdorimi i simboleve të shenjta për të krishterët dhe myslimanët për të nxitur urrejtjen dhe përplasjet fetare, përbën një mëkat dhe blasfemi para Zotit”, theksuan ata.