EmailFacebookKontakt

Patrikana Ekumenike zgjedh me vota unanime Imzot Anastasin, Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë

Patrikana Ekumenike zgjedh me vota unanime Imzot Anastasin,
Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë
+Vartholomeu, mëshirë e Perëndisë
Kryepiskop i Konstandinopojës,
Romës së Re dhe Patrik Ekumenik
Nr. Prot. 936
Priftërinj shpresëtarë, leromonakë oshëna-
rë dhe ju të gjithë klerikë, dhimogjerondë dhe
epitropë të nderuar, të parët e vendit dhe ju të
Krishterë të bekuar të Kishës së shenjtë
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, bij
tonë të dashur më Zotin, hiri dhe paqja e
Perëndisë qoftë mbi ju dhe paçi uratën,
bekimin dhe ndjesën nga ana jonë.
U bëhet e ditur gjithë juve se, në vazhdim
të kujdesit të Mëmës tonë të shenjtë, Kishës
së Madhe të Krishtit, për ringritjen e Kishës
së shenjtë, martire Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, e cila ka vuajtur në të kaluarën
në mënyrë të tmerrshme, Modestia jonë së
bashku me Sinodin tonë të shenjtë e të Hir-
shëm, nga dashuria e shumë për ju bij të nde­
ruar e të zgjedhur të Patrikanës Ekumenike e
të Modestisë tonë si edhe nga detyra jonë ndaj
jush, proceduam në zgjedhjen dhe vendosjen
në të të një kryetari të aftë që të mund të kryejë
mirë e plotësisht punën e drejtimit të Kishës
dhe të grigjës së saj sipas Krishtit.
Me vota, pra, kanonike, që u bënë në Kishën
tonë patriarkale të nderuar të Dëshmorit të
Madh, të lavdëruar eTropeprurës Shën Gjergj,
sipas udhëzimeve dhe lejes tonë patriarkale,
nga Sinodi jonë i shenjtë dhe i hirshëm, u
precedua me thirrjen e Shpirtit të Tërëshenjtë
dhe kryeveprues, në zgjedhjen dhe miratimin
e personit më të denjë nga të tre kandidatët e
propozuar, për t’u ngarkuar me kryesinë arki-
eratike dhe me shkopin baritor të Kryepisko-
patës fort të shenjtë të Tiranës dhe gjithë Shqi-
përisë, u shqua dhe u zgjodh me vota unanime

Hirësia e Tij Mitropoliti i Andrusës Anastasi,
njeri i stolisur me virtyte dhe i hyjshëm, i
ushtruar mirë në punët hyjnore, i pajisur me
kulturë të gjerë kishtare dhe enciklopedike, i
ngjeshur me mençuri dhe aftësi dhe që ka një
përvojë jo të paktë për problemet dhe punët e
Kishës, të fituar nga shërbimi i tij i gjertanishëm,
i gjatë i frytshëm dhe i nderuar në të, madje
edhe në Shqipëri si eksark i ynë patriarkal, që
ju do dhe e doni të gjithë ju bij të dashur dhe
shpresëtarë dhe i cili u shpall Kryepiskop
Kanonik i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë.
Prandaj, duke jua bërë këtë të njohur edhe
juve, të gjithë të krishterëve tonë të dashur e të
bekuar të kishës fort të shenjtë Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë me anën dhe të këtij
akti tonë patriarkal e Sinodik, ju urojmë dhe
ju bekojmë atërisht dhe urdhërojmë e
porosisim kishëtarisht që, të lartpërmendurin
Fort të lumturin Kryepiskop të Tiranës e të
gjithë Shqipërisë, vëllain e bashkëmeshëtarin
tonë të dashur më Krishtin, Imzot Anastasin,
ta njihni që tani e tutje si kryetarin tuaj kanonik
e ligjor dhe udhëheqës të Kryepiskopatës së
Tiranës, si bari sipas Ungjillit të grigjës tuaj
shpirtërore, si atin shpirtëror të të gjithëve dhe
si Kryetar të Kishës Orthodhokse motër të
Shqipërisë dhe të përmendni nga regjistri i
hirshëm i Kryepiskopatës, emrin e tij kanonik,
sipas rregullit në të gjitha ceremonitë e
shërbesat e shenjta, duke iu bindur të gjithë
dhe duke zbatuar këshillat e porositë e tij lidhur
me dobinë tuaj shpirtërore dhe me ruajtjen e
dogmave dhe traditave atërore.
Njëkohësisht, duke ju dërguar të gjithëve
bekimin tonë patriarkal e atëror, urojmë për
ju dhe për familjet tuaja që dhurëtitë e Zotit
dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu
Krisht, Dhururesit të çdo mirësie, t’u jenë
gjithnjë të pasura, ndërsa, hiri dhe mëshira e
tij e pakufishme qofshin për herë bashkë me
ju të gjithë.
Në vitin Shpëtimtar 1992, më 16 të muajit
korrik
+ Patriku i Konstandinopojës
Vartholomeu I
I Efesës Krisostomi
I Rodopojës leronimi
I Prinkiponezit Simeoni
I Pergjit Evangjellos
I Dherkonës Konstantini
I Tranupojës Gjermanosi
I Halkidonës loakimi
I Imbrit e Tenedhit Foti
I Kolonisë Gavriili
I Listrës Kalinikos
I Iliupojës e Thirës Athanasios
I Filadelfisë Melitoni