EmailFacebookKontakt

Patriarku Ekumenik vizitoi SHBA

Patriarku Ekumenik vizitoi SHBA
NdERIM PËR 11 SHTATORIN DHE VEPRIMTARI TË SHUMTA
– Veçohen takimi i ngrohtë me presidentin Bush dhe vizita në rrënojat e World Trade Center –
Patriarku Ekumenik Var-
tholomeu I, primus inter paris
i mbi 300 milionë të Krishte-
rëve Orthodhoksë, zhvilloi në
mars një vizitë 6-ditore në
Shtetet e Bashkuara të Ameri-
kës. Vizita filloi me pritjen nga
Arqiepiskopi i Kishës Ortho-
dhokse të Amerikës, Dhimitri,
në bazën e Andrews, të forcave
ajrore amerikane, për të va-
zhduar në datën 5 mars me ta-
kimet me Sekretarin e Shtetit
Kolin Powell dhe më pas me
Presidentin Xhorxh Bush.
Në takimin me Presidentin
Bush, Patriarku Ekumenik u
shoqërua edhe nga Arqiepisko­
pi Dhimitër, Arqiepiskopi Leo i
Finlandës, Arqiepiskopi Gena-
dios i Italisë, Mitropoliti Apos­
tol etj. Patriku me Presidentin
diskutuan rreth rolit në të
ardhmen të Patrikanës Eku-
menike në përparimin e komu-
nikimit dhe mirëkuptimit mi­
dis feve, sidomos pas ngjarjeve
të 11 shtatorit. Patriku pati
edhe një takim privat prej 30
minutash me presidentin Bush,
pas atakimit me të gjithë
anëtarët e delegacionit.
Gjatë konferencës tradicio-
nale të shtypit, Patriarku Eku­
menik kërkoi mbështetje për të
siguaruar “lirinë e veprimit, në
mënyrë që Patrikana Ekume-
nike të mund të plotësojë tërë-
sisht misionin e saj shpirtëror,
fetar dhe kulturor”. Ai gjitha-
shtu, i kërkoi mbështetje Presi-
dentit Bush, për të ndihmuar
në rihapjen e Shkollës Teolo-
gjike të Halkit, mbyllur nga
qeveria turke që nga viti 1971.
Të mërkurën, 6 mars, Pa­
triku u takua me Arqiepiskopin
Katolik të Uashingtonit, vizitoi
Kolegjin Orthodhoks “Kryqi i
Nderuar” etj. Në datat 7 dhe 8
mars, Tërëshenjtëria e Tij
Vartholomeu vizitoi struktura
të ndryshme të Kishës Ortho-
dhokse të Amerikës dhe asistoi
në përurimin e ekspozitës
fotografike, të hapur në “Onasis
Center”, me temë: “Patriarku
Ekumenik Vartholomeu – 10
vjet shërbese, 1991-2001”.
Dita e fundit e vizitës, në
Nju Jork, 9 mars, nisi me një
Liturgji Hyjnore në përkujtim
të viktimave të akteve terro-
riste të 11 shtatorit. Më pas, Pa­
triku bëri një vizitë në “Tokën
Zero”, ku ngriheshin kullat bi-
njake dhe në vendin pranë tyre,
ku ndodhej kisha orthodhokse
kushtuar Shën Nikollës, e cila
do të ringrihet. Tërëshenjtëria

e Tij vizitoi rrënojat, bekoi pu-
nëtorët dhe vuri një tufë me lu-
le në kujtim të atyre që humbën
jetën në atë ditë tragjike, si dhe
bëri një përshpirtje për vik-
timat. Patriku Ekumenik pati
gjithashtu një takim me Kry-
etarin e Bashkisë së Nju Jorkut
Bloomberg.
Korresp. i “Ngjallja”