EmailFacebookKontakt

Patriarku Ekumenik Vartholomeu I për Kryepiskopin Anastas – Gatishmëri e përsosur dhe pa prapamendim

Patriarku Ekumenik Vartholomeu I për Kryepiskopin Anastas
Gatishmëri e përsosur dhe pa prapamendim
….Ringjallja e Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë është vepër e fuqisë së Perëndisë,
të vënë në veprim me anën e besimit të të
krishterëve, të cilët nuk mohuan emrin e Krishtit,
me gjithë vështirësitë që përballuan gjatë
dhjetëvjeçarëve të fundit.
Në këtë pikë, duhet të nxjerrim në pah
elementin flijues të besimit, që fsheh sekretin e
shkëlqyer të fuqisë së perëndishme. Thënia e
Apokalipsit të Shenjtë “pak fuqi ke, megjithatë
nuk e mohove emrin tim”, tregon besimin,
dashurinë dhe dëshirën për sakrificë të të kri-
shterit, për dashurinë ndaj tjetrit. Kjo gatishmëri
për sakrificë, pranimi i asaj që është e kundërta
e të dëshiruarës; të sakrifikosh jetën për të
jetuar, të bëhesh rob për t’u bërë i lirë, të bëhesh
i fundit për t’u bërë i pari, është një liri që që-
ndron më lart se arsyetimi njerëzor, një tejkalim
i mrekullueshëm i marrëdhënieve, zakonisht të
pranueshme. Kjo karakterizon Fort të Lumturin
Kryepiskop të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë
Shqipërisë, z. Anastas, i cili i thirrur për t’u shër-
byer besimtarëve, zakonisht të injoruar në
Afrikë, shpejtoi atje duke sakrifikuar çdo gjë të
tijën, madje edhe veten. Po ashtu, i thirrur për
t’i shërbyer popullit të Perëndisë këtu në Shqi-
përi, në kushte të zeros, shpejtoi gjithashtu, duke
mos përfillur vështirësitë dhe duke sakrifikuar
përsëri pozita, komoditete dhe nderime. Kjo
gatishmëri e përsosur dhe pa prapamendim, për
t’u flijuar, kjo vdekje e vullnetshme në favor
vëllezërve dhe të bijve të tij shpirtërorë, kjo bi-
ndje deri në vdekje në thirrjen e Krishtit, që e
mori me anën e Kishës së Tij, është mjeti krye-
sor, me të cilin doli fuqia nga Zoti dhe ringjalli
Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
natyrisht duke bashkëvepruar edhe faktorët e
tjerë të lartpërmendur.
Pra, dera tashmë u hap, fuqia mirëbërëse e
Krishtit u derdh, hemorragjia u shërua, rimë-
këmbja filloi. Rreziku i ndërprerjes së ecjes drejt
qiellit mund të rezultojë vetëm nga ftohja e zellit
të besimtarëve.
Ndaj, në mënyrë atërore gjithnjë ngulmojmë
që të lavdërojmë nga thellësia e shpirtit Perë-
ndinë për punën e kryer deri tani… Hiri dhe
përdëllimi i Tij i madh le ta mbulojë Shqipërinë
e dashur dhe Kishën Orthodhokse Autoqefale
të saj, t’i falë shëndet, përparim, paqe, unitet
dhe dashuri gjithë popullit të saj, pavarësisht nga
besimi fetar, t’u falë paqe dhe bashkëpunim
paqësor gjithë popujve të Ballkanit e mbarë
rruzullit. Amin.
Patriarku Ekumenik Vartholomeu I
në Liturgjinë Hyjnore
të përbashkët
me Kryepiskopin Anastas
në Tiranë,
e diel, 7 nëntor 199*9.