Patriarku Ekumenik
dekorohet me medaljen
e Lirisë së Besimit Fetar
Patriarku Ekumenik Vartholo- meu I, në datën 12 maj u dekorua me medaljen e Lirisë së Besimit “Freedom of Worship Award”, nga Fondacioni Franklin D. Roosevelt. Kjo u bë gjatë një ceremonie të mbajtur në Middelburg të Hola- ndës, në prani të mbretëreshës së
vendit dhe shumë personaliteteve nga e gjithë bota.
Patriarku Ekumenik u nderua për përpjekjet e jashtëzakonshme në favor të lirisë fetare dhe për kon- tributin e tij në dialogun ndërfetar mes të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve.