Pasioni shkatërron natyrën tonë
“Nëse ndokush nuk futet kurrë në rrugë të panjohur
pa një udhërrëfyes, nëse askush nuk ndërmerr të më-
sojë një shkencë ose një art të caktuar pa pasur një më-
sues, kush mund të guxojë të orvatet të bëjë një studim
praktik të artit të arteve dhe të shkencës së shkencave,
pra të hyjë në shtegun që të çon te Perëndia – që është
Jeta – dhe të kuturisë të lundrojë në detin e pafund shpir-
tëror pa një udhërrëfyes, pa një timonier, pa një mësues
të vërtetë dhe me përvojë? Kushdo që ndërmerr një
hap të tillë, e mashtron me të vërtetë veten dhe ka devi-
juar nga rruga, madje përpara sesa ta nisë atë”.
Kalisti dhe Ignati
“Unë vazhdoja të mbahesha rob prej gabimeve të
jetës së mëparshme, nga e cila nuk besoja se kisha për
t’u çliruar ndonjëherë. Unë mendoja se pasionet ishin
me të vërtetë pjesë e imja dhe se bënin pjesë tek unë!”
Shën Kipriani
“Pasioni është një ndjenjë, një oreks i tepruar, që
shkon përtej asaj që është e natyrshme.
Pasionet janë turbullim i shpirtit tonë në kundërshtim
me natyrën tonë, duke mos iu bindur në këtë mënyrë
arsyes. Pasioni nuk është i natyrshëm dhe shkatërron
natyrën tonë në vend që ta plotësojë atë (Shën Kle-
menti i Aleksandrisë). “Kur flasim për të gjitha pa-
sionet së bashku, ne i quajmë ato “bota”. Kështu të
krishterët kur flasin rreth heqjes dorë nga bota, me
këtë ata nënkuptojnë heqjen dorë nga pasionet”.
Shën Isaak Siriani
“Pasioni i krenarisë konsiston në dy lloj injorancash:
një person që ka krenari është injorant rreth ndihmës
së Perëndisë dhe injorant rreth nevojës që ka ai për
Perëndinë. Kështu krenaria është mungesa e njohu-
risë rreth Perëndisë dhe njeriut”.
Shën Maksim Konfesori