EmailFacebookKontakt

Pashkët në Fier u festuan me madhështi

Pashkët në Fier u festuan me madhështi
Çdo ditë të Javës së Madhe besimtarët mbush-
nin kishën dhe oborrin e saj që nga mëngjesi deri
në orët e vona të mbrëmjes. Jo vetëm në qytetin e
Fierit dhe të Patosit, por edhe në të gjitha fshatrat
e rrethit si në Libofshë, Agim, Vanar, Pojan, Seman,
Shënpjetër, Ndërnenas etj. Kishat dhe oborret e
tyre vezullonin nga drita e qirinjve, nga larg të
jepnin përshtypjen e një agimi të bukur dhe shumë
premtues. Dita e të Premtes së Madhe qe akoma
më e bukur. Mijëra besimtarë shoqëruan epitafin
në rrugët e qytetit. Kortezhi ishte kaq i gjatë, sa të
jepte përshtypjen e një lumi pambarim. Nga ana
tjetër qirinjtë e ndezur, të jepnin përshtypjen e
kopshteve të mbushur me lulëkuqe.
Ditën e shtunë në orën 23: 00 kisha e qytetit të

Fierit dhe oborri i saj u mbushën plot e përplot.
Një pjesë e mirë e besimtarëve qëndronin në
korridoret e kishës së re për arsye të kohës së keqe.
Në orën 24: 00 kur shënohet mesnata, shënohet
Ngjallja e Krishtit, fitorja e jetës mbi vdekjen,
fitorja e dritës mbi errësirën. Në oborrin e kishës
jepet përshëndetja e Kryepiskopit Anastas nga At
Ilia Bita, që u prit me entuziazëm të madh. Pas
kësaj organizohet ceremonia e Ngjalljes.
Ditën e diel e vështirësoi shiu i pandërprerë,
por këtë ditë e zbukuroi Ngjallja, entuziazmi i
besimtarëve që uronin ngrohtësisht nga zemra me
Qalët “Krishti u Ngjall!, Vërtet u ngjall!” dhe
çukitnin vezët e kuqe me ndjenjë gëzimi e hareje.
Rrapi Bardhi, Fier