Bij të shtrenjtë më Zotin,
I
S
ot, me ngazëllim të veçantë kremtojmë FITOREN kryesore, triumfin e trefishtë të Zotit tonë Jisu Krisht; fitoren e drejtësisë, fitoren e dashurisë, fitoren e jetës. Predikimi për Kryqin dhe Ngjalljen përmbledh mesazhin e krishterë dhe mbetet udhërrëfyes dhe frymë- zues i spiritual itetit orthodhoks. “E kremtja e të kremteve dhe gëzim i gëzimeve”, Ngjallja
Armiqtë e Tij kishin besuar se duke ngritur turmën me anë të demagogjisë, me gjyqin e paligjshëm që arritën të bënin dhe, sëfundi, me Kryqëzimin, E mposhtën përfundimisht. PorAi, vetëm pas tri ditësh, u ngrit nga varripër t’u bërë personi kryesor në kohë dhe në hapësirë.
V v
konfirmon në çdo kohë se Jisu Krishti është Fitimtari i pëijetshëm.
Armiqtë e Tij kishin besuar se duke ngritur turmën me anë të demagogjisë, me gjyqin e paligjshëm që arritën të bënin dhe, së fundi, me Kryqëzimin, E mposhtën përfundimisht. Por Ai, vetëm pas tri ditësh, u ngrit nga varri për t’u bërë personi kryesor në kohë dhe në hapësirë. “Perëndia e mbilartësoi Atë dhe i fali emër që është përmbi çdo emër, që në emrin e Jisuit të përkulet çdo gju” (Filip. 2:9-10).
Kjo Ngjarje është ngushëllim dhe shpresë edhe për ne, që shpesh ankohemi për djallëzinë dhe ligësinë që na rrethojnë dhe shpesh duan të na mbysin; për kërcënimin e çdo lloji nga “vorbulla e dinakëve” në jetën shoqërore, nga grupe të ndryshme që i shohim të shkelin, zyrtarisht apo fshehurazi, të drejtën për t’u (vijon në faqen 2)
shërbyer planeve të tyre të paligjshme; për padrejtësinë që shpesh mbizotëron në mjedisin tonë, shtrihet në shoqërinë tonë dhe, më gjerë, në arenën ndër- kombëtare. Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur prej së vdekurish këmbëngul dhe shpall se “në botë pikëllim do të keni, por kini guxim; unë e kam mundur botën” (Jn. 16:33). Fitorja përfundimtare do të jetë fitorja e drejtësisë.
H
D
he u ngjalle si Fitimtar, o Krisht Perëndi”, dhe shfaqe qartë fitoren e dashurisë mbi urrejtjen, ffikën dhe egoizmin. Një fitore paqësore, pa daulle e trumbeta, plot qetësi dhe dritë. Në
çdo çast të jetës së Tij në tokë, Jisui zbulonte “gjerësinë, gjatësinë, thellësinë dhe lartësinë” e dashu- risë që solli në botë me anën e fja- lës, veprës dhe pranisë së Tij. Ngjallja e Tij vulosi triumfin përfu- ndimtar të dashurisë.
“Pra, qëndroni në dashurinë time”, kërkoi nga ne. Dhe që të mos mbetemi në përgjithësime, Ai shpjegoi: “Ai që ka porositë e mia dhe i ruan, është ai që më do; atë që më do mua, edhe im Atë do ta dojë, edhe unë do ta dua dhe do t’ i shfaq veten time”(Jn. 14:21). Të gjithë ata që lidhen organikisht me
Krishtin, i Cili është Dashuria e qenësishme, në fund dalin fitimtarë të jetës. “Dashuria kurrë nuk bie poshtë” (I Korinth. 13:8). Që të kremtojmë thelbësisht Ngjalljen, duhet të bëhemi gjithnjë e më shumë njerëz të dashurisë së sinqertë dhe të vërtetë, duke falur miqtë dhe armiqtë, tanët dhe të huajt. “E kenri thënë, vëllezër, dhe ata që na urrejnë t’i falim gjithmonë në Ngjallje. Dhe të themi me zë të lartë: Krishti u ngjall prej së vdekurish.”
HI
N
ë radhë të parë Ngjallja e Krishtit tregon më së miri fitoren e jetës mbi vdekjenmizore dhe mbi çdo gjë që lidhet me të. Kisha jonëkëmbëngul duke psalur këtë të vërtetë: “Duke pasur, o Krisht, fitoren ndajliadit, në Kryq
u gozhdove që ata të cilët ndodhen në errësirën e vdekjes t’i ngresh me veten tënde, i çliruar nga të vdekurit, jetë buron nga drita jote”. Dëshirën e zjarrtë për plotësinë e jetës nuk e mbyti Krishti, përkundrazi, Ai deklaroi se ka ardhur “që të kenë jetë dhe ta kenë me të tepërt’ ’ (Jn. 10:10). Me Ngjalljen e Tij na siguroi se jeta, më në fund, është më e fuqishme se vdekja; se në personin e Tij përmblidhet thelbi i saj. “Unë jam ngjallja dhe jeta” (Jn. 11:25).
Të gjithë ne që E ndjekim pas, të rritur, të rinj e fëmijë, le të mos
kemi frikë se po na çon në një sistem të mbyllur, të kufizuar, që mohon gëzimin e jetës. Në të kundërt, na garanton një jetë të ndritur, dinamike, në të cilën thirremi të zhvillojmë në mënyrë krijuese të gjitha kapacitetet që Ai na ka falur. Gjithashtu, një jetë që shtrihet në përjetësi. Fitorja e Tij ka konsekuenca tek çdo njeri që E ndjek pas dhe I beson. “Ai që më beson, edhe në vdektë, do të rrojë” (Jn. 11:25). Por, më gjerë, ndikimet e Ngjalljes janë mirëbëre- se për mbarë njerëzimin; edhe pse shumë herë atonuk duken me sy.
IV
D
he u ngjalle si Fitimtar, o Krisht Perëndi”. Besimi në Ngjalljen e Krishtit është ai që për shekuj mban Kishën e Tij. Këtë gjë kanë shpallur që në filimApo-
stujt. Kjo përbën fuqinë e saj. Si- gurisht, nuk kanë munguar as ata që predikimin për Kryqin dhe Ngjallj en e kanë quajtur “marrëzi” ose “ska- ndal”. Por, për ne të krishterët mbetet urtësi dhe fuqi Perëndie, siguri për fitoren. “Çdo gjë që lind prej Perëndisë, e mund botën; dhe kjo është fitorja që mundi botën: besimiynë” (I Jn. 5:4-5).
E kremtja e sotme e tërëndritur këtë të vërtetë na fton që ta bëjmë tonën: duke forcuar vazhdimisht besimin dhe duke u përqendruar në sigurinë e Zbulesës: “Këto thotë i pari dhe i fundit, i cili qe i vdekur dhe jetoi… bëhu besnik gjer në vde- kje dhe do të të jap kurorën e jetës… Fitimtarit nuk do f i bëhet keq prej vdekjes së dytë” (Zbul. 2:8-11).
Le të kremtojmë me ngazëllim fitoren unikale dhe të përjetshme të drejtësisë, të dashurisë dhe të jetës, që u bë realitet me triumfin
e Krishtit të Ngjallur prej së vdekurish. Dhe le t’i shtojmë përpjekjet që të bëhemi gjithnjë e më shumë njerëz të Ngjalljes, që përherë shohin, besojnë dhe luftojnë, sipas mundësive, për fitoren përfiindimt^e të drejtësisë, të dashurisë dhe të jetës. Krishti u Ngjall!
Me gjithë dashurinë time,
-t-Anastasi
PASHKË 2007
Fitore e trefishtë
■vAnastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
I
S
ot, me ngazëllim të veçantë kremtojmë
FITOREN kryesore, triumfin e trefishtë të
Zotit tonë Jisu Krisht; fitoren e drejtësisë, fitoren
e dashurisë, fitoren e jetës. Predikimi për
Kryqin dhe Ngjalljen përmbledh mesazhin e
krishterë dhe mbetet udhërrëfyes dhe frymë-
zues i spiritual itetit orthodhoks. “E kremtja e
të kremteve dhe gëzim i gëzimeve”, Ngjallja
Armiqtë e Tij kishin besuar se duke
ngritur turmën me anë të demagogjisë,
me gjyqin e paligjshëm që arritën të
bënin dhe, sëfundi, me Kryqëzimin, E
mposhtën përfundimisht. PorAi, vetëm
pas tri ditësh, u ngrit nga varripër t’u
bërë personi kryesor në kohë dhe në
hapësirë.
V v
“Dhe u ngjalle si Fitimtar, o Krisht Perëndi ”
konfirmon në çdo kohë se Jisu Krishti është
Fitimtari i pëijetshëm.
Armiqtë e Tij kishin besuar se duke ngritur
turmën me anë të demagogjisë, me gjyqin e
paligjshëm që arritën të bënin dhe, së fundi,
me Kryqëzimin, E mposhtën përfundimisht.
Por Ai, vetëm pas tri ditësh, u ngrit nga varri
për t’u bërë personi kryesor në kohë dhe në
hapësirë. “Perëndia e mbilartësoi Atë dhe i fali
emër që është përmbi çdo emër, që në emrin
e Jisuit të përkulet çdo gju” (Filip. 2:9-10).
Kjo Ngjarje është ngushëllim dhe shpresë
edhe për ne, që shpesh ankohemi për djallëzinë
dhe ligësinë që na rrethojnë dhe shpesh duan
të na mbysin; për kërcënimin e çdo lloji nga
“vorbulla e dinakëve” në jetën shoqërore, nga
grupe të ndryshme që i shohim të shkelin,
zyrtarisht apo fshehurazi, të drejtën për t’u
(vijon në faqen 2)
shërbyer planeve të tyre të
paligjshme; për padrejtësinë që
shpesh mbizotëron në mjedisin
tonë, shtrihet në shoqërinë tonë
dhe, më gjerë, në arenën ndër-
kombëtare. Krishti i Kryqëzuar
dhe i Ngjallur prej së vdekurish
këmbëngul dhe shpall se “në botë
pikëllim do të keni, por kini guxim;
unë e kam mundur botën” (Jn.
16:33). Fitorja përfundimtare do
të jetë fitorja e drejtësisë.
H
D
he u ngjalle si Fitimtar, o
Krisht Perëndi”, dhe shfaqe
qartë fitoren e dashurisë mbi
urrejtjen, ffikën dhe egoizmin. Një
fitore paqësore, pa daulle e
trumbeta, plot qetësi dhe dritë. Në
çdo çast të jetës së Tij në tokë,
Jisui zbulonte “gjerësinë, gjatësinë,
thellësinë dhe lartësinë” e dashu-
risë që solli në botë me anën e fja-
lës, veprës dhe pranisë së Tij.
Ngjallja e Tij vulosi triumfin përfu-
ndimtar të dashurisë.
“Pra, qëndroni në dashurinë
time”, kërkoi nga ne. Dhe që të
mos mbetemi në përgjithësime, Ai
shpjegoi: “Ai që ka porositë e mia
dhe i ruan, është ai që më do; atë
që më do mua, edhe im Atë do ta
dojë, edhe unë do ta dua dhe do
t’ i shfaq veten time”(Jn. 14:21). Të
gjithë ata që lidhen organikisht me
Krishtin, i Cili është Dashuria e
qenësishme, në fund dalin fitimtarë
të jetës. “Dashuria kurrë nuk bie
poshtë” (I Korinth. 13:8). Që të
kremtojmë thelbësisht Ngjalljen,
duhet të bëhemi gjithnjë e më
shumë njerëz të dashurisë së
sinqertë dhe të vërtetë, duke falur
miqtë dhe armiqtë, tanët dhe të
huajt. “E kenri thënë, vëllezër, dhe
ata që na urrejnë t’i falim
gjithmonë në Ngjallje. Dhe të
themi me zë të lartë: Krishti u ngjall
prej së vdekurish.”
HI
N
ë radhë të parë Ngjallja e
Krishtit tregon më së miri
fitoren e jetës mbi vdekjenmizore
dhe mbi çdo gjë që lidhet me të.
Kisha jonëkëmbëngul duke psalur
këtë të vërtetë: “Duke pasur, o
Krisht, fitoren ndajliadit, në Kryq
u gozhdove që ata të cilët ndodhen
në errësirën e vdekjes t’i ngresh
me veten tënde, i çliruar nga të
vdekurit, jetë buron nga drita
jote”. Dëshirën e zjarrtë për
plotësinë e jetës nuk e mbyti
Krishti, përkundrazi, Ai deklaroi
se ka ardhur “që të kenë jetë dhe
ta kenë me të tepërt’ ’ (Jn. 10:10).
Me Ngjalljen e Tij na siguroi se
jeta, më në fund, është më e
fuqishme se vdekja; se në personin
e Tij përmblidhet thelbi i saj. “Unë
jam ngjallja dhe jeta” (Jn. 11 :25).
Të gjithë ne që E ndjekim pas,
të rritur, të rinj e fëmijë, le të mos
kemi frikë se po na çon në një
sistem të mbyllur, të kufizuar, që
mohon gëzimin e jetës. Në të
kundërt, na garanton një jetë të
ndritur, dinamike, në të cilën
thirremi të zhvillojmë në mënyrë
krijuese të gjitha kapacitetet që Ai
na ka falur. Gjithashtu, një jetë që
shtrihet në përjetësi. Fitorja e Tij
ka konsekuenca tek çdo njeri që
E ndjek pas dhe I beson. “Ai që
më beson, edhe në vdektë, do të
rrojë” (Jn. 11:25). Por, më gjerë,
ndikimet e Ngjalljes janë mirëbëre-
se për mbarë njerëzimin; edhe pse
shumë herë atonuk duken me sy.
IV
D
he u ngjalle si Fitimtar, o
Krisht Perëndi”. Besimi në
Ngjalljen e Krishtit është ai që për
shekuj mban Kishën e Tij. Këtë
gjë kanë shpallur që në filimApo-
stujt. Kjo përbën fuqinë e saj. Si-
gurisht, nuk kanë munguar as ata që
predikimin për Kryqin dhe Ngjallj en
e kanë quajtur “marrëzi” ose “ska-
ndal”. Por, për ne të krishterët
mbetet urtësi dhe fuqi Perëndie,
siguri për fitoren. “Çdo gjë që lind
prej Perëndisë, e mund botën; dhe
kjo është fitorja që mundi botën:
besimiynë” (I Jn. 5:4-5).
E kremtja e sotme e tërëndritur
këtë të vërtetë na fton që ta bëjmë
tonën: duke forcuar vazhdimisht
besimin dhe duke u përqendruar
në sigurinë e Zbulesës: “Këto thotë
i pari dhe i fundit, i cili qe i vdekur
dhe jetoi… bëhu besnik gjer në vde-
kje dhe do të të jap kurorën e jetës…
Fitimtarit nuk do f i bëhet keq prej
vdekjes së dytë” (Zbul. 2:8-11).
Le të kremtojmë me ngazëllim
fitoren unikale dhe të përjetshme
të drejtësisë, të dashurisë dhe të
jetës, që u bë realitet me triumfin
e Krishtit të Ngjallur prej së
vdekurish. Dhe le t’i shtojmë
përpjekjet që të bëhemi gjithnjë e
më shumë njerëz të Ngjalljes, që
përherë shohin, besojnë dhe
luftojnë, sipas mundësive, për
fitoren përfiindimt^e të drejtësisë,
të dashurisë dhe të jetës. Krishti u
Ngjall!
Me gjithë dashurinë time,
-t-Anastasi