Pashka
Pashka është Ngjallja e
Krishtit,
Pashka është triumf i jetës,
Eshtë për ne gëzim i shpirtit
Eshtë Dritë e së vërtetës.
Dhe tani që unë u plaka,
Dhe tani që s’jam i ri,
Sa vjen Dita, sa vjen Pashka,
Më qesh zemra si fëmijë.
Kur s’do shoh më fushë e male,
Kur do fshihem poshtë, në dhe,
Sa herë të vijë Pashkë e Madhe,
Do gëzohem dhe atje.
Llukan Stavro