EmailFacebookKontakt

Pashka në Korçë

“Kjo është dita që bëri Zoti; le të ngazëllohemi dhe le të dëfrejmë në të!”

Kur bie kambana e së Dielës së Dafinave, e cila përbën dhe urën lidhëse ndërmjet Kreshmës së Ma- dhe dhe Javës së Madhe, të gjithë

besimtarët orthodhoksë, veçanë- risht ata korçarë, ndiejnë atmosfe- rën e ditëve të Javës së Madhe.

Të Mërkurën e Madhe, gjatë Mi- sterit të Efqelisë, të gjithë besimta- rët me gëzim, dëshirë dhe shpresë prisnin të shijonin frytin e këtij misteri që ofrohet nëpërmjet shenjës së dukshme të vajit, nga të gjithë klerikët e mitropolisë.

Të Enjten e Madhe të gjithë be-

simtarët përjetuan me dhembje e vetëndërgjegjësim, ndjesi të mëkatit që ka pushtuar secilin, në ngjarjen e dhimbshme të kryqëzimit të Krishtit. Zemra e secilit vuante ba- shkë me Jisuin dhe dërrmohej e kryqëzohej bashkë me Të.

Të Premten e Zezë, në çastin kur Krishti zbritet nga kryqi kambanat bien vajtueshëm dhe të gjithë besimtarët shkojnë dhe i përulen Krishtit të vdekur në epitafet e të gjitha enorive. Kjo ditë mbyllet me Vajtimet e Përmbivarrshme dhe ta- kimin e të katër epitafeve në qe- ndër të Korçës, nga ku, nën tingujt

(vijon në faqen 4)

(vijon nga faqja 3) funebër të stancës së tretë të vajtimeve, të cilat i krijonte banda e qytetit, me mijëra e mijëra orthodhoksë, por dhe të besimeve të tjera, shoqërojnë epitafet në udhëtimin e tyre përgjatë rrugëve kryesore. Të duket sikur gjithë qyteti ka dalë për të ndjekur shërbesën.

E Shtuna e Madhe filloi në mëngjes me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve në Li- turgjinë Hyjnore e në Misterin e Kungimit dhe vazhdoi me një pritje të heshtur deri në mbrëmje ku, pavarësisht të ftohtit dhe shiut, besimtarët u mblodhën në të gjitha kishat e kryesisht në sheshin qendror të qytetit, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, duke pritur Lajmin e Gëzuar. Drita e Shenj- tëruar ndriçoi mjedisin brenda dhe jashtë kishës, duke paralajmëruar zemrat tona për çastin e Ngjalljes.

Një nderim të veçantë përbënte dhe pjesëmarrja e Presidentit të Republikës z. Bamir Topi në Shërbesën e Ngjalljes.

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani shpalli lajmin e gëzuar të Ngjalljes dhe të gjithë me një zë përsëritën duke psalur “Krishti u Ngjall së vdekurish me vdekjen, vdekjen shkeli ”.

Në urimin e tij Hirësi Joani tha ndër të tjera: “Të gjitha këndimet e festës së Pashkës dhe kremtimi i saj përshkohen nga gëzimi dhe ngazëllimi. Madje dhe qëllimi i këtij kremtimi është pikërisht për të zbuluar dhe për të përjetuar këtë gëzim, që i jep qenies njerëzore dimensionin e saj të plotë. Dhe ky gëzim vjen nga ajo jetë e re që Ngjallja e Zotit solli në të gjithë kriji- min dhe në çdo jetë të veçantë.

Pa dyshim që ne jemi të vetëdijshëm që bota e sotme përballet me probleme të

mëdha ekonomike, morale dhe sociale… Ky realitet i mbushur me vështirësi duket sikur nuk jep shpresë dhe arsye për gëzim dhe duket sikur kremtimi i gëzuar i Pashkës është jashtë realitetit të përditshëm.

Por Kisha përsëri na fton të marrim pjesë në dritën e Ngjalljes së Krishtit, për të përjetuar gëzimin që vjen nga kjo dritë, për të ndjerë gjallërisht ngazëllimin e pa- përshkruar të kësaj ngjarjeje, sepse vetëm nëpërmjet këtij përjetimi ne mund të çlirohemi tërësisht nga robërimi i frikës, pasigurisë, sëmundjes dhe vetë vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për dritën, gëzimin dhe shpresën që sjell Pashka. Madje drita bëhet akoma më e nevojshme kur jemi në errësirë, gëzimi kur jemi në ankth dhe shpresa kur jemi të mbërthyer nga dëshpërimi. Duke mundur vdekjen, nëpërmjet kryqëzimit dhe ngjalljes, Krishti u bë vendi i të gjallëve, vendi i gë- zimit, vendi i shpresës dhe i sigurisë – vendi i shpresuar dhe i ëndërruar nga të gjithë popujt, gjatë gjithë historisë mijëravjeçare të njerëzimit…”

Festimet e Pashkës u plotësuan me Mbrëmësoren e Dashurisë, që u mbajt si gjithmonë të Dielën, por dhe nga vizitat e besimtarëve, përfaqësuesve të pushtetit lo- kal, e qendror, përfaqësuesve të besimeve të tjera, njerëzve të artit dhe të kulturës, të botës akademike etj., që tradicionalisht nuk mungojnë çdo vit.

E veçantë ishte vizita e urimit e Presi- dentit Topi. Me këtë rast, Kryetari i Shtetit shprehu urimet më të ngrohta e të përze- mërta për të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e festimit të Pashkëve orthodhokse,

Themistokli Bambulla