Korça gjatë kohës së Pashkës shndërrohet në një pikë referimi jo vetëm për qytetarët e saj, për be- simtarët orthodhoksë, por dhe shu- më vizitorë nga e gjithë Shqipëria. Besimtarë orthodhoksë ose jo, të cilët kanë dëgjuar, kanë lexuar, dhe
parë në fotografi ato sa ndodhin gjatë kësaj jave në këtë qytet me traditë dhe kulturë të hershme or- thodhokse nxitojnë që ta përjetojnë atë nga afër.
Kështu dhe sivjet, gjatë Javës (vijon në faqen 4)
Pashka në Korçë
(vijon nga faqja 3) së Madhe gjithçka veshi petkun e saj shpirtëror dhe dashje pa dashje ndikoi te të gjithë. Besim- tarët orthodhoksë me gjithë ndikimet dhe ngac- mimet e shumta të jashtme, gjatë Javës së Ma- dhe përqendrohen në masën më të madhe të mundshme në jetën e tyre shpirtërore. Kjo duket që me pjesëmarrjen e madhe në Liturgjinë e së Dielës së Dafinave, kur dhe të gjithë nxitojnë t’i falen Krishtit si Mbret të marrin një degë dafine, dhe të përgatiten për ta pritur Atë në zem- rën e tyre po si Mbret.
Gjatë së Hënës dhe të Martës së Madhe besimtarë të shumtë filluan të marrin pjesë në mënyrë më intensive në ceremonitë e caktuara. Por e Mërkura e Madhe shpalos të gjithë nevo- jën shpirtërore të besimtarëve për shërim, kjo duket në mënyrë të theksuar gjatë Misterit të Efqelisë (Vajosjes), i cili kryhet tradicionalisht në Kishën e Burimit Jetëdhënës. Gjatë gjithë misterit besimtarët sa vijnë e shtohen dhe kur ky mister mbaron, klerikët tanë me dashuri shpërndajnë shërimin shpirtëror nëpërmjet shenjës së dukshme të vajit. Shumë të tjerë pagëzuan pambukun e marrë me vete në vaj për ta pasur në çdo rast nevoje në shtëpi por dhe për të shpërndarë shërimin te të afërm që nuk munden të jenë të pranishëm.
E Enjtja e Madhe nga të gjithë kujtohet si
dita kur kungimi është shumë masiv, por gji- thashtu la gjurmë të thella në zemrën dhe shpir- tin e besimtarëve gjatë çastit më të ngarkuar emocionalisht të kësaj dite të bekuar, atij të Kryqëzimit të Zotit, pasi është lexuar dhe pjesa përkatëse që na e tregon këtë ndodhi, nga Ungjilli i Shenjtë.
E Premtja e Zezë është ajo ditë kur besimta- rët e qytetit, por dhe vizitorë të ndryshëm, ortho- dhoksë ose jo, e presin me padurim. Një gjë është e sigurt, që për asnjë arsye tjetër nuk do të mblidheshin aq shumë njerëz me vullnet plotësisht të lirë dhe kur kjo ndodh pas rënies së kambanave në mënyrë vajtuese, vizitës së
besimtarëve nëpër epitafet e kishave të ndryshme të qytetit, dëgjimit të vajtimeve të përmbi- varshme, por dhe bandës fry- more që paraparin epitafet e ba- shkuara në qendër të qytetit, nuk mundet të mos ndiejë në shpirtin e tij hidhërimin e mbushur me shpresë që përhap gjithë cere- monia.
Të Shtunën e Madhe në mbrë- mje të gjithë me thirrjen “Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon….”, u afruan dhe mo- rën dritën që vjen nga Varri i
Krishtit në Jerusalem, si engjëj lajmëtarë që mbajnë lajmin në duar e mezi presin t’ua japin të tjerëve. Besimtarët dolën të gjithë jashtë pas Hirësisë së Tij Joanit dhe klerikëve që e shoqë- ronin. Kur u psal “Krishti u Ngjall së vde- kurish…” një det me qirinj të ndezur zhdukën errësirën dhe në mënyrë simbolike ndihmuan besimtarët të ndiejnë shpëtimin që ofroi Krishti nga errësira e ferrit.
“Krishti u Ngjall!”, “Vërtet u Ngjall!”, u për- gjigj populli për të disatën herë dhe me hyrjen e klerikëve shumica e tyre u shpërndanë si lumenj me qirinj në rrugët dhe rrugicat e Korçës.
Themistokli Bambulla