Me shpresëtari edhe besim të madh nisi Java e Madhe në Mitropolinë e Gjirokastrës.
Pavarësisht motit të keq që u shënua gjatë kësaj periudhe, besimtarë të shumtë ndoqën shërbesat madhështore të kësaj të kremteje.
Shërbesën e Dhëndrit në qytetin e Gjiroka- strës e kryesoi Mitropoliti, Hirësia e Tij Dhimitri, por besimtarë të shumtë kishte në të dyja ki- shat e qytetit.
Shërbesa e Efqelisë, të Mërkurën e Madhe u kryesua nga Episkopi i Amantias, Hirësia e Tij Nathanaili, i cili gjatë gjithë kësaj jave kishte ardhur për të ndihmuar në shërbesat. Gjithashtu edhe Liturgjinë Hyjnore të së Enjtes së Madhe e kreu Episkopi Nathanail, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e mitropolisë, si dhe të besimtarëve të tjerë nga qyteti.
Në mbrëmjen e të Enjtes së Madhe, Shërbesa e dymbëdhjetë Ungjijve u krye në të dyja kishat e qytetit.
Pas Shërbesës së Orëve në mëngjesin e së premtes dhe zbritjes së Zotit nga Kryqi, në mbrëmje vijoi procesioni i Epitafit të Shenjtë, i
cili u kryesua nga Mitropoliti Dhimitër dhe episkopi i Amantias Nathanaili, në kishën e Metamorfozës së Shpëtimtarit.
Ashtu siç është bërë traditë tashmë në qyte- tin tonë, të Shtunën e Madhe në mëngjes, Hi-
rësia e Tij Dhimitri kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën e Kryeengjëjve, ku besimtarë të shumtë u kunguan me trupin dhe gjakun e Zotit.
Dita e Ngjalljes këtë vit u shoqërua me re- shje të dendura shiu dhe për këtë arsye në të
dyja kishat shërbesa e Ngjalljes u krye brenda.
Në kishën e Meta- morfozës, kjo shërbesë u kryesua nga Mitro- politi Dhimitër, ndër- sa në kishën e Krye- engjëjve nga episkopi Nathanail. Por moti nuk i pengoi besimtarët që të ndiqnin këtë të kre- mte të Pashkës, të kre- mten më të madhe për të krishterët orthodho- ksë.
E. Lito