EmailFacebookKontakt

Pashka në Berat

Ishin të shumtë në numër be- simtarët beratas në shërbesat e Javës së Madhe. Gëzimi i Pashkëve që po vinin dukej qartë në fytyrat e tyre, duke filluar nga e Shtuna e Lla- zarit. Gëzim, hidhërim, emocione dhuruan hap pas hapi edhe gjithë

shërbesat e tjera vijuese. Ia vlen të
përmendim të Dielën e Dafinave,
Shërbesat e Dhëndrit, Efqelinë e
Shenjtë. Arritën kulmin këto shër-
besa në ditët në të cilat përjetuam
Kryqëzimin dhe Varrimin e Zotit
(vijon në faqen 4)

Pashka në Berat
(vijon nga faqja 3)
Krisht. I trishtueshëm dhe ngazëllues momenti kur krijesa
kryqëzon Krijuesin. I trishtueshëm, sepse shohim diçka
që mendja njerëzore nuk mund ta konceptojë, ngazëllues,
sepse pa kryqëzimin nuk do të vinte ngjallja dhe çlirimi
nga tirania e djallit. Në këto ditë ne njerëzit dhurojmë lule
në vend të gjembave, i bëjmë këto momente sa më
madhështore, ashtu siç mohuan njerëzit t’i bënin atëherë,
ato ditë…
Mbresëlënëse ishte dhe Shërbesa e Varrimit mbrëmjen
e të Premtes së Zezë. Mijëra besimtarë ndoqën në
shëtitoren kryesore të qytetit, procesionin, marshimin e
dy epitafeve, të zbukuruar me lule natyrale.
Momentet e vështira kaluan, erdhi momenti i Ngjalljes.
Këtu gëzimi, i cili buron natyrshëm nga shpirti njerëzor,
është i vështirë për t’u përshkruar. Njerëzit me llamba-
dhet paskale dhe me vezët e kuqe në duar dëgjuan në dy
kishat e kryesore të qytetit tonë, në katedralen e Shën
Dhimitrit si dhe në kishën e Shën Spiridhonit, himnin
triumfal “Krishti u Ngjall së vdekurish….”.
Në katedralen e Shën Dhimitrit, Liturgjia paskale u
drejtua nga Mitropoliti Ignat, i cili në mesazhin e tij theksoi:
“Në të gjitha gjerësitë dhe gjatësitë gjeografike të
planetit tonë, rrezaton drita e Ngjalljes. Madje, edhe në
vende, në të cilat është e padëshirueshme. E mbajnë dhe
e transmetojnë këtë dritë, duar të shenjta, duar heroike.
Njerëz, që nuk i tremben as vuajtjeve në thellësitë e
Afrikës dhe të Azisë, as arrestimeve dhe internimeve në
stepat e Siberisë, as ironive dhe kundërshtimeve në qytetet
e mëdha të botës së ashtuquajtur të kulturuar. Kanë me
vete fuqinë e pamposhtur të Shpirtit të Shenjtë, që dërgoi
në Kishën e Tij, Zoti i ngjallur. Me fjalët dhe me jetën e
tyre të shenjtë, si llambadhe të tjera të Ngjalljes, shpër-
ndajnë rreth tyre dritën e Krishtit, që nuk shuhet kurrë,
megjithëse të pabesët tërbohen. Mesazhi i Ngjalljes së
Zotit, është për të gjithë njerëzit e të gjitha epokave. Jeta
e njeriut merr kuptim dhe vlerë, kur dëshmon ngjarjen e
Ngjalljes, sepse kështu çlirohet nga makthi i vdekjes.
Ngjarja e Ngjalljes, i vërteton njeriut se jeta nuk mbaron
në mënyrë të paprapësueshme, me vdekjen. Kjo e vërtetë,
solli në jetën e njerëzve, një ndryshim, një shndërrim të
thellë. Drita e Krishtit erdhi në botë. Jeta e përjetshme
dhe e paprishshme e Zotit të ngjallur e aboliti vdekjen dhe
hapi tejpërtej dyert e përjetësisë. Karakteristikat kryesore
të “jetës së re” janë gëzimi, ngazëllimi, dëfrimi dhe paqja.
Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin! Kur shpallim
“Krishti u ngjall”, nuk kujtojmë vetëm diçka që u bë në të
shkuarën. Nuk pranojmë, thjesht se Zoti “dërrmoi pushte-
tin e armikut”. Mbi të gjitha, pohojmë se jeton edhe tani
midis nesh. Kisha jonë, veç kësaj, përjeton vazhdimisht
mrekullinë e Ngjalljes. Le ta përjetojmë pra, edhe ne, mre-
kullinë e madhe, që të ndiejmë përgjithmonë pranë nesh
Zotin e ngjallur, të na dhurojë paqen dhe gëzimin e Tij.”
Në të njëjtën atmosferë festive u krye Shërbesa e Mbrë-
mësores së Dashurisë, ku besimtarët patën mundësi të
dëgjonin Ungjillin e ditës në shumë gjuhë të huaja.
Më pas në Mitropolinë e Shenjtë erdhën për të uruar
Ngjalljen e Zotit, besimtarë të shumtë, përfaqësues të ko-
muniteteve të tjera fetare, si dhe titullarë e përfaqësues
të pushtetit vendor.
Joan Qako