EmailFacebookKontakt

Pashka në Berat

Berati, qyteti me tradita të la- shta orthodhokse, e kthen në një festë të vërtetë të gjithë periudhën e Pashkëve. Dhe jo vetëm në qytet, por kjo atmosferë rrezatohet në të gjithë mitropolinë. Këtë e bën të mundur jo vetëm kryerja e shërbe- save në shumë kisha të qyteteve e fshatrave, por edhe fakti se gjatë Javës së Madhe, si edhe para e pas saj, Mitropoliti Ignat i kryen ato edhe në kisha të tjera.

Kështu, të Dielën e Dafinave, Hirësia e Tij e kreu Liturgjinë Hyj- nore në kishën e Shën Gjergjit në Lushnjë, Efqelinë në katedralen e Shën Dhimitrit, Shërbesën e 12 Ungjijve në kishën e Shën Theo- dhorëve në Vlorë, Shërbesën e Orëve në kishën e Shën Gjergjit në Fier etj.

Shërbesa e Epitafit u bë në ka-

tedralen e Beratit, në prani të mijëra besimtarëve, që e shoqëruan nëpër rrugët e qytetit. Gjithçka kulmoi me Shërbesën e Ngjalljes, që mblodhi mijëra e mijëra qytetarë beratas, edhe të besimeve të tjera, dhe be- simtarë orthodhoksë nga e gjithë Mitropolia, por edhe nga zona të tjera të vendit… në omelinë e Tij, Hirësi Ignati do theksonte:

E megjithatë Jisui triumfon. Ata që e adhurojnë në tokë, shto- hen vazhdimisht. I dallon pasioni i dashurisë së flaktë dhe përku- shtimi ndaj të Ngjallurit. I ba- shkon Gjaku i Tij, që rridhte mbi Golgotha. Ipërmban shikimi i Tij i qetë dhe dominues. Mijëra nje- rëz, që atëherë, E ndjekin me be- sim dhe përkushtim të plotë dhe të veçantë. Jisui është fitimtari i përjetshëm…