Durrës
Pashka e Madhe u festua në Kishën e re të Shën Pavlit
Besimtarët orthodhoksë dhe
qytetarët durrsakë pritën me gëzim
lajmin se Pashkët do të festoheshin
në Kishën e re, vepër monumen
tale arkitektonike bashkëkohore,
dhuratë e Fortlumturisë së Tij
Anastasit, për qytetin tonë.
Ceremonitë fetare filluan me të
Dielën e Dafmave, kur pritën me
gëzim ardhjen e Kryebariut tonë të
ndritur, Kryepiskopit Anastas.
Brenda në Kishën e mbushur
plot e përplot nga besimtarë dhe
qytetarë durrsakë, çdo gjë ndriste
nga shandanët vezullues, nga
ikonostasi i ri, nga bardhësia e
mureve të llozhës, shkallëve dhe
sallës të veshura me mermen Zëri
i etërve dhe i korit rinor dëgjohej
ëmbël nga një akustikë perfekte.
Fortlumturia e Tij, krahas pre-
dikimit të ëmbël dhe kuptimplotë
për Ungjillin që u lexua, na uroi për
veprën e madhe dhe të merituar,
për një qytet me tradita të mëdha
dhe të lashta të Orthodhoksisë, si
Durrësi, dhe komunikoi emrin e
Kishës së re: “Apostull Pavli dhe
Shën Asti”.
Gjithë Java e Madhe u celebrua
në Kishën e re, ku mijëra besimtarë
orthodhoksë dhe qytetarë durrsakë
morën pjesë dhe dëgjuan prediki-
met për pësimet, vuajtjet, torturat
deri në kryqëzimin e Zotit tonë Jisu
Krisht, që u kryen nga At. Spiro
Tole dhe At. Spiro Qosja, të sho-
qëruar nga kori i mrekullueshëm i
djemve dhe i vajzave të Kishës
sonë.
Kulmi arriti ditën e Premte të
Madhe, ku Epitafi i zbukuruar me
lule shumëngjyrëshe dhe llamba
ishte vënë në mes të Kishës. Lumi
i besimtarëve dhe qytetarëve; fë-
mijë, të rinj, të rritur e të moshuar,
disa që nuk mund të ngjiteshin herë
të tjera në kishën e Shën Gjergjit,
erdhën me lot në Kishën e re, duke
kaluar në epitaf dhe duke falë-
nderuar Perëndinë dhe Fortlum-
turinë e Tij Anastasin, për këtë
dhuratë të çmuar. Në orën 19:00,
të po kësaj dite, Epitafi u shëtit në
rrugën kryesore të qytetit, Kisha e
re-Bashkia-rruga për në Port dhe
kthim në Kishë. Mund të themi se
gjithë qyteti kishte dalë në këtë
ceremoni, pa dallim feje.
Të Shtunën e Madhe, në orën
23:00, njerëzit me llambadha në
duar dhe vezët e kuqe mbushën
Kishën e re, sheshin para saj dhe
afër Bankës dhe pritën orën e
madhe, atë të Ngjalljes së Zotit tonë
Jisu Krisht, duke marrë dritë prej
dritës që nuk perëndon, dritë që u
shpërnda nga të gjithë dhe për të
gjithë në të gjithë qytetin e Du-
rrësit. Të gjithë çukisnin vezët e
kuqe duke uruar njëri-tjetrin: “Krishti
u Ngjall!” dhe “Vërtet u Ngjall!”.
Ditën e diel në orën 11-13:00
në llozhën e Kishës së re, Këshilli i
Kishës priti autoritetet vendore të
bashkisë, prefekturës, të komunite-
teve fetare, partive politike dhe
shoqatave etj., të cilët krahas urimit
për Pashkën e Madhe na uruan
dhe për Kishën e re.
Perikli Konomi