EmailFacebookKontakt

Pas një artikulli për Kishën e Nolit

Më 3 dhjetor, një gazetë e
përditshme botoi një artikul 1, në të
cilin përshkruante problemin e
abuzimit seksual të minorenëve, që
ka ndodhur në kryedioqezën
romano – katolike të Bostonit.
Por, titulli i faqes së parë padrej-
tësisht, ia atribuonte problemin
Kishës Orthodhokse Shqiptare, të
themeluar nga Kryepiskop Fan
Noli, në Boston. “Kisha e Fan
Nolit” nuk është akuzuar kurrë për
ndonjë abuzim të tillë.
Asgjëkundi në gazetë nuk mund
të gjendet ndonjë fakt që mund ta
lidhë titullin e gabuar me artikullin.
Me ijalë të tjera referenca që i bën
titulti “Kishës së Fan Nolit”, nuk
lidhet në asnjë farë mënyre me
informacionin e dhënë në artikull.
Me sa duket, përshkrimi është
marrë nga lajmet e BBC – së.
Eshtë fatkeqësi, që është bërë një
gabim i tillë, sepse ka pasojë
përgojimin e njerëzve të pafaj-
shëm. Me keqardhje, kjo na bën
të pyesim për motivet e një gabimi
të tillë.
A ishte qëllimi për të bërë
sensacion për të shitur më tepër
gazeta me një çështje sociale
delikate dhe të dhimbshme? A ishte
stafi botues i panjohur me faktet
apo fajtor në mbledhjen e të
dhënave? Ishte një mashtrim i
planifikuar për të diskretituar
kishën, duke paraqitur një rrjetë
merimange të ngatërruar keqinfor-
mimi? Të gjitha këto mundësi janë
arsye për zhgënjimin tonë. Sigu-
risht, një gabim i tillë duhet të
tregojë një mosrespekt për inteli-
gjencën e lexuesve të saj. Kjo nuk
është një mënyrë e përshtatshme
për të drejtuar një politikë edito-
riale. Ajo u bën dëm traditave më
të mira të gazetarisë dhe mbi të
gjitha komunitetit që ajo i shërben.
Eventualisht, ajo të çon në vetvra-
sje për liritë në një shoqëri, ngaqë
minon besimin në shtypin. Pa
dyshim, ka më tepër aftësi ndër
reporterët, sesa ky gazetarizëm
çorientues që është treguar në këtë
rast.
Çështja e imoralitetit ose e
sjelljes së papranueshme nga ana
e një udhëheqjeje të besuar të çdo
grupi fetar dhe sekular është
çështje shumë serioze.
Eshtë një problem social global,
ndaj të cilit asnjë fe ose shoqëri nuk
është imune. Statistikat tregojnë se
pedofilia dhe format e tjera të
Pas një artikulli
për Kishën e Nolit
abuzimit seksual ndodhin kryesisht
në intimitetin e familjes ose të të
afërmve. Ajo është një krim dhe
një sëmundje që ngre pyetje të
ligjshme për ndërgjegjen dhe
përgjegjshmërinë. Të gjithë do të
simpatizoheshin me lënduesh-
mërinë e minorenëve të pafajshëm,
që janë viktimizuar. Historitë e
tyre, që të copëtojnë zemrën,
kërkojnë dashamirësinë tonë,
forume të ndershme, drejtësi,
përkujdesje dhe mundësi për
shërim. Sigurisht, çështje të tilla
janë të rëndësishme për qytetarët
në një shoqëri të lirë dhe demo­
kratike që të shqyrtohen, të disku-
tohen dhe të zgjidhen. Megjithatë,

gazetarizmi i papërgjegjshëm, që ia
atribuon problemin publikisht një
pjese të pafajshme, nuk i shërben
konceptit të një shtypi të lirë dhe
as lexuesve që pretendon t’i sqa-
rojë dhe t’i informojë.
U bëjmë thirrje të gjithë atyre
që janë të përfshirë në mediat e
lajmeve në Shqipëri, të mblidhen
dhe të ndërtojnë një kod të rapor-
timit të lajmeve, që të jetë i denjë
për talentin dhe aftësinë e tyre.
Mbase konsultimi me agjencitë
gazetareske mund të ndihmojë në
këtë problem, si Bashkimi Ndër-
kombëtar i Gazetarëve (Interna­
tional Federation of Journalists
IFJ) ose shoqata “Gazetarët pa

kufi” (“Reporters Without Bor­
ders”). Do të jetë në vetë interesin
e medias në Shqipëri, që të zhvi-
llojnë vetkontrollin dhe të ushqejnë
integritetin ndërmjet kolegëve të
tyre. Pa dyshim, ekspertiza e tyre
është e madhe dhe ne e dimë se
ata mund ta bëjnë atë që është e
drejtë. Kur i kushtojnë vëmendje,
ata mund të radhiten me më të
mirët. Kësaj radhe u teprua.
Përndryshe asnjë nuk do f i marrë
seriozisht, as lexuesit në vendin e
tyre dhe as ata jashtë. Populli i
Shqipërisë meriton shumë më
mirë.
Sinqerisht
I përndershmi, At Artur E. Liolin
Hirësia e Tij, peshkop Nikoni
i Përndershmi, at Mihai Sotir.
Kisha Orthodhokse Shqiptare,
Boston
Gazeta “Shekulli”, e premte 6 dhjetor. 2002