EmailFacebookKontakt

Pas ikonostaseve dhe ikonave, po grabiten kambanat

D

itët e fundit dëgjojmë në vazh- dimësi vjedhje të kambanave në disa kisha, të cilat janë bërë shë- njestër e grabitësve të këtyre ele- menteve përbërës të trashëgimisë sonë kulturore. Mendojmë se këta vjedhës kanë një sistem shumë të organizuar, i cili funksionon sipas një rregullsie të përsëritur. Fillimisht u vodhën pjesët më të rëndësishme dhe më me vlerë të kishave, për të cilat kemi folur dhe herë të tjera. Kemi parë ikonostase të cilat treten në vazhdimësi. Kemi parë ikona të vjedhura e më pas kemi parë dyer, pjesë amvoni dhe frone të dekorua-

ra të cilat janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë përveç fotove, që të ngjallin trishtim në arkivën tonë ose në arkiva të tjera.

Si gjithmonë është e njëjta situa- të. Kishat dhe objektet e tjera të kultit tonë orthodhoks janë të pa- mbrojtura ashtu siç duhet të jenë duke iu referuar ligjit përkatës. Vje- dhësit hyjnë në ambientet e brend- shme duke shqyer derën, e cila në shumicën e rasteve është simbolike, por dhe në ato raste kur dyert kanë qenë të sigurta është gjetur mënyra se si mund të hapen ose të dëmtohen për të hyrë brenda. Duke iu referu- ar rasteve të shumta që janë para- qitur duket qartë që vjedhësit kanë kohë të bëjnë çdo gjë brenda në kishë, duke filluar me çmontimin e pjesëve të drunjta, të cilat nuk janë të lehta për t’i realizuar, duke marrë nga objekti monument kulture ato që janë më të vlefshme sipas kër- kesave të matrapazëve dhe kolek- sionistëve të tregut të zi. Faza tjetër

është transporti dhe zhvendosja e këtyre elementeve nga objekti deri në destinacionet e përkohshme dhe më pas të përhershme. Në asnjë nga këto etapa këta persona nuk kon- frontohen në asnjë moment me poli- cinë ose me organet përkatëse, të cilat kanë për detyrë të ruajnë tra- shëgiminë tonë kulturore.

Pra, siç thamë më sipër, policia ose është e paaftë që të zbulojë apo të parandalojë rastet e deritanishme, ose të krijohet ideja që mund të jetë pjesë e sistemit të kësaj vjedhjeje masive, e cila po dëmton në mënyrë të pakthyeshme trashëgiminë tonë kulturore.

Përshtypje të bën fakti që orga- net që merren me trashëgiminë kulturore dhe që kujdesen për këtë trashëgimi nuk reagojnë pothuajse asnjëherë ashtu siç duhet të reago- nin kur lajmërohen në forma të ndryshme për vjedhjet e kryera. Të paktën u takon sipas ligjit të bëjnë një denoncim në organet e rendit,

por as këtë nuk e bëjnë. Kjo është paaftësi apo një interesim i fshehtë që këto objekte të kultit orthodhoks të zhvishen totalisht nga elementët e vlefshëm të tyre?!

Kthehemi dhe njëherë në gjeo- grafinë e zhvillimeve të këtyre vje- dhjeve, të cilat ndodhin sipas inter- valeve dhe zonave të caktuara. Filli- misht vidhet në zonën e Korçës, Ersekës apo Përmetit, pastaj kalo- het në zonën e Gjirokastër, Dropull, Sarandë e Bregdet dhe më pas kalohet në zonën e Myzeqesë, Lushnjë, Fier, Berat. Fillimisht u çmontuan ikonostaset, u vodhën ikonat dhe tani po vidhen dhe ka- mbanat, të cilat jo vetëm që zhdu- ken përgjithmonë nga objekti i tyre në të cilin ato kanë kaluar një pjesë të gjatë të kohës që nga prodhimi i tyre, por dhe janë kambana të cilat janë të dedikuara për kisha të ve- çanta, duke pasur në to të gdhe- ndura në formë relievi të gjithë informacionin e shkruar dhe deko- rativ për vendin ku janë prodhuar, porositësin dhe destinacionin e fundit ku do të vendosen dhe që me akustikën e tyre të plotësojnë të gjitha aktivitetet dhe liturgjitë e kryera në këto ambiente kishtare. Pra kambana, përveç funksionit të saj primar, na jap të dhëna shumë të vlefshme për historinë dhe tra- shëgiminë tonë kulturore.

Vjedhja e tyre bëhet për arsye të plotësimit të listave të kërkesave nga koleksionistë të ndryshëm, por më e keqja ndodh kur këto kambana presupozohen se grabiten nga njerëz të nivele të ulëta, sepse janë të për- bëra nga metale të çmuara. Kjo bën

që një pjesë e kambanave të vjedhu- ra të bëhen pre e dëmtimit fizik, ndo- shta dhe destinacioni i ndonjë fonde- rie, e cila zhduk përfundimisht këto vlera që në disa raste arrijnë dhe në 2-3 qindvjeçare.

Pra, mbas këtij procesi që ne përshkruam, i cili ka ndodhur dhe po ndodh, mund të supozojmë se më pas do t’i vijë radha çmontimit të afreskeve, i cili është një proces i vështirë. Por duke menduar që në vitet e mëparshme koha për vje- dhësit ka qenë e mjaftueshme jemi të bindur që mund ta realizojnë dhe këtë, dhe përsëri mendojmë që do kemi një heshtje totale të orga-neve që merren me ruajtjen e tyre. Kë- shtu historia mbaron me humbje te jashtëzakonshme të vlerave të pa- përsëritshme të trashëgimisë sonë dhe një shteti totalisht të paaftë për të menaxhuar dhe për të mbrojtur këto vlera.

Në fund mund të themi që ky shkrim lindi si rrjedhojë e disa ngjarjeve të vjedhjes së kambanave ku më të rëndësishme janë vjedhja e dy kambanave në kishën “Lindja e Hyjlindëses” në fshatin Vokopolë të Beratit, por edhe vjedhja e ka- mbanës së kishës së Shën Gjergjit në Libofshë të Fierit. Kjo e fundit i është nënshtruar një vjedhjeje si- stematike të të gjithë pjesës artis- tike të elementëve të gdhendur prej druri në interierin e saj. Në shkrimet e mëparshme kemi treguar me shembuj fotografikë se si duket një kishë së cilës ia kanë marrë të gjitha pjesët funksionale dhe dekorative të interierit.

Ark. Rest. Gentian Stratobërdha