Në datën 18 maj 2022, Parlamenti Evropian hodhi poshtë kërkesën për të debatuar lidhur me persekutimin ndaj të Krishterëve. Ishte eurodeputeti francez Jean-Paul Garraud, i cili propozoi një mocion lidhur me persekutimin e të Krishterëve dhe Kristianofobinë. Por ky propozim pati kundër 244 vota, kundrejt 231 pro dhe 19 abstenime. Grupet e eurodeputetëve që votuan kundër ishin pjesë e së Majtës së Bashkuar Evropiane. Një tjetër eurodeputet, Peter van Dalen, u shpreh se Evropa duhet ta dijë emrin e Deborah Samuel, e cila u vra në mënyrën më brutale të mundshme.
5.898 të krishterë u vranë për shkak të besimit të tyre dhe 5.110 kisha dhe ndërtesa të tjera të krishtera (manastire, shkolla etj.) u sulmuan dhe u përdhosën.
Po pse Evropa dhe shumë vende të tjera, nuk shprehen kurrë për të krishterët e persekutuar?
Foto ajrore e Tiranës e vitit 1940. Rreth sheshit qendror dallohen: Bashkia, Kisha Orthodhokse e Vangjelizmoit (e shënuar me rreth), e cila u shkatërrua nga regjimi komunist, dhe xhamia.