EmailFacebookKontakt

Parësore – të njohim Perëndinë dhe ta kemi Atë në jetët tona

Parësore – të njohim
Perëndinë dhe ta kemi Atë
në jetët tona

Pas pushimeve ve-
rore, kanë rinisur mësi-
met e katekizmit. Eshtë
ky një aspekt themelor,
në mos më i rëndësi-
shmi i veprimtarisë së
kishave tona, i kleri-
këve dhe i laikëve që i
ndjekin ato. Sepse është
e rëndësishme, shumë e
rëndësishme, që të kry-
hen në rregull të gjitha
shërbesat fetare ortho­
dhokse, por nëse nuk i
mësojmë brezit të ri Fja-
lën e së Vërtetës, të gji­
tha këto humbasin
perspektivën.
Për 50 vjet, regjimi
ateist diktatorial luftoi
pikërisht për këtë: Që
shqiptarët, e veçanë-
risht rinia, të mos e nji-
hnin Fjalën e Perëndisë,
MësimeteTij, qëtëmos
i kishin Ato busull në je-
tën e tyre. Nuk qe ras-
tësi, që shumë më përpa-
ra se të ndalohej besimi,
u mbyllën shkollat feta­
re dhe u ndalua mësimi
i fesë në shkollat pu­
blike (Psh. Seminari
Apostull Pavli, në Tira-
në, u mbyll që në vitin
1945). Por, për fat të keq,
me sa duket vitet e ate-
izmit ende nuk kanë
mbaruar.
Megjithëse kanë ka­
luar më shumë se 10 vjet
nga vendosja e demo-
kracisë, në arsimin pu­
blik veprohet me të
njëjtat kritere ateiste:
Mësimi i fesë nuk le­
johet; në tekstet shko-
llore, megjithëse përme-
ndet persekutimi i besi-
mit, nuk lejohet të futet
asgjë nga doktrinat
fetare dhe morali i tyre,
duke dhënë në këto tek-
ste vetëm këndvështri-
mih laik-ateist. Këtë
mentalitet, për ta përja-
shtuar besimin nga sfe-
ra e edukimit publik, e
dëshmon edhe një pro-
jektligj, që i u ofrua para
disa kohësh për disku-
tim komuniteteve feta­
re. Një ndër absurditetet
që ai përmbante ishte se,
u kërkonte këtyre ko­
muniteteve të hiqnin
dorë përgjithmonë nga
kërkesa për futjen e
njohurive fetare në
shkollat shtetërore?!…
Duke u kthyer tek
lajmi që thamë, i rifilli-
mit të mësimeve të kate-
kizmit pranë kishave
tona, në radhë të parë,
është i domosdoshëm
pikërisht për të plotë-
suar këtë boshllëk.
Sepse,ka rëndësi që fë-
mijët e të rinjtë të mësoj-
në shkencën, kompju-
terin, gjuhët e huaja etj.,
por parësore është të
njohin Perëndinë dhe ta
fusin atë në jetët e tyre.
Vetëm me njerëz të tillë
vendi ynë do arrijë të
formojë me të vërtetë një
shoqëri të drejtë dhe
krijuese.
Ndaj, këtu bëhet te-
përi madhrolii prindë-
rve dhe të afërmve. Se-
pse nuk është e mjaftue-
shme ta pagëzosh fëmi-
jën. Ky akt merr kuptim
atëherë kur ne e dimë se
(Vijon në faqen 2)

Parësore – të njohim Perëndinë
dhe ta kemi Atë në jetët tona

(Vijon nga faqja 1)
ç’besojmë dhe e dëshmojmë
këtë besim para të tjerëve. Ndaj
ardhja në mësimet e katekizmit,
mësimi i Ungjillit dhe njohja e
besimit tonë, nuk është një
detaj i shkëputur i jetës së
përditshme, por një element
thelbësor i jetës së krishterë.
Pa këtë njohje dhe besim të
formuar jo vetëm Kisha jonë,
por asnjë kishë orthodhokse
nuk mund të sigurojnë të

ardhmen. Aq më tepër, kur
jetojmë në një shoqëri të
sekularizuar, me elementë të
ndjeshëm ateistë dhe me
shumë besime të tjera.
Së fundi, një kujtesë duhet
bërë edhe për klerikët e kishave
tona dhe gjithë ata që japin
mësimet e katekizmit. Ky
mësim duhet të jetë parësor në
detyrat dhe punët e tyre të
përditshme dhe nuk është
fakultativ.