PARARENDËS TE PËRDORIMIT TË GJUHËS SHQIPE
NË SHËRBESAT FETARE
Një perikope nga Ungjilli i Pashkës është dokumenti më i vjetër që kemi për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në shërbesat fetare. Dokumenti gjendet brenda një dorë- shkrimi greqisht në Bibliotekën Abroziana të Milanos dhe i përket shekullit të XV-të. Ai për- bëhet nga tri pjesë të ndryshme: 1-Nga një pjesë e Ungjillit të Matheut 27:62-66 (është pjesë nga Ungjilli i mëngjesit që këndohet të Premten e Madhe gjatë shërbesës së Epitafit), 2-Urimi “për shumë vjet, o Kryezot” 3-Himni i Pashkës “Krishti u Ngjall”. Në shkrim përdoret alfabeti grek ndonëse nuk i është përshtatur mirë tingujve të shqipes. Dokumenti është një fletë me format 15×13.5cm, brenda kodikut me format 23.3×15.3 dhe u zbulua më 1906 nga Spiridon Lambros, i cili e botoi në revistën Neos Elino- mnimon të Athinës. Më vonë u transkriptua nga episkopi i Korçës Evllogjio Kurila, i cili pretendon se është i Grigor Gjirokastritit. Studiuesit mendojnë se autori ka qenë një prift shqiptar i ritit lindor. Teksti është një përkthim nga greqishtja në shqip.
Anonimi i Elbasanit është një dëshmi tjetër, e cila mendohet të jetë e shekullit të XVII-të dhe u gjend në vitin 1949 në Manastirin e Shën Joan Vladimirit në Elbasan. Ajo përbëhet nga pjesë nga të katër ungjijtë shkruar me një alfabet të veçantë dhe është përdorur për nevoja liturgjike. Përkthimi është i lirë, në të folurën e Elbasanit dhe ka pak fjalë të huaja. Gjuha është më arkaike se ajo e Dhaskal Todrit. Dokumenti i përket gjys- mës së dytë të shekullit të XVIII-të, dhe në të ndihet influenca e toskërishtes. Alfabeti i për- dorur është i panjohur më parë, me 40 germa me bazë glagolitike dhe është alfabeti orgjinal më i vjetër që njihet në shkrimin e shqipes. Ai mund të jetë diçka origjinale ose nga ndonjë tradi- të e humbur për të cilën ne nuk kemi dijeni. Alfabeti i përdorur ka më tepër bazë sllave sesa
V i lOëi^sV’L 7 Z f H
a e i o u ϋ e s dz ts ds nds w I
4 % < 8 s r 6 \L d > h K h 5 V
Γ k k ks r Γ Γ δ m y χ ή χ’ ή’ y
9 $ x ) Μ Α )Κ ί m ί ΰ v