EmailFacebookKontakt

Paraqitje të skenës së Lindjes së Krishtit në pikturën mesjetare të Shqipërisë

PARAQITJE TË SKENËS SË LINDJES SË KRISHTIT
NË PIKTURËN MESJETARE TË SHQIPËRISË

Viktori Puzanova

(vijon nga numri i kaluar)

Koleksioni ynë përmban dy ikona të lindjes së Krishtit, që shquhen nga përsosmëria e ekzekutimit.

Ikona e parë e Lindjes së Krishtit

Nuk dihet autori, shek. XIV. Përmasat: 33×38 cm. Prejardhja: marrë nga kisha e Shën Gjergjit, Berat-Kala. Gjendet në fondet e Mu- zeut Arkeologjik-Etnografik të Tiranës, me nr. inventari 80.

Teknika e përpunimit: kasa e gdhendur cekët. Parvaze mbështetëse nuk ka. Shtresa e pëlhurës mbulon krejt dërrasën. Shtresa e suvasë e hollë. Ikona është pikturuar me ngjyra pluhuri lidhur me të verdhë veze dhe mbuluar me vaj liri….

Kompozicioni i ikonës është i zakonshëm. Të gjitha elementet, që ka qenë traditë në ikonat e lashta të lindjes së Krishtit, i kemi aty: engjëjt lajmëtarë, sipër shpellave dhe Shën Maria e shtrirë në dyshek në mes; po aty, rreth grazhdit. Kafshët që ngrohin Krishtin e vogël dhe Josifi i munduar prej dyshimesh (Apokrif) (tema të marra prej apokrifëve).

Kjo është një vepër e shquar, e jashtëzakon- shme arti. Eleganca e posaçme në gramën e ngjyrave, butësia e saj, fisnikëria e shquajnë këtë ikonë. Toni i përgjithshëm i shkëmbinjve, i qiellit të verdhë është vënë vetëm në tri kurora: të Shën Marisë, të Josifit dhe të Krishtit të vogël.

Në këtë sfond të artit të vjetër shquhet hij- shëm cinabri, me të cilin është pikturuar shtrati i Shën Marisë, mantelet e mbretërve, rrethi i ka- pelës së bariut (kapela e tij e ka rrethin të kthyer lart), figura e bariut të vogël me fyell (veshja e tij), fundi i vashës që qëndron më këmbë dhe

zbraz ujë dhe këmbët e bariut që shtie në ngasje Josifin. Ky cinabër nuk është në kontrast me tonin vishnjë të ndezur, po shkrihet në një akord të butë me tonin e vinjtë të errët, blu të errët, akuamarin, etj. Me art të lartë janë punuar të gjitha figurat: lëvizjet, përpjesëtimet, fytyrat.

Të habit mënyra e pikturimit të ikonës, në të cilën shihen pak imtësi konvencionale… Çdo grup është origjinal, plot imtësi të pashembullta, që të bëjnë përshtypje të thellë.

Grupi i katër engjëjve sipër, që i këndojnë himn Krishtlindjes paraqitet i gjallë me lëvizjet, me kumtimin e tij…

Më poshtë, në këndin e majtë të ikonës, është vendosur një grup grash që lajnë Krishtin. Tër- heq vëmendjen figura e Sollomisë, gruas që mban Krishtin e vogël me dorën e majtë, ndërsa me

dorën e djathtë provon ujin në legen. Ajo është paraqitur në profil. Profili tipik, ose më mirë pompean, me majën e hundës së ngritur, me mjekër pak të rrumbullakuar, me buzë të gjalla, të dala hijshëm. Kjo figurë e vogël është pik- turuar në mënyrë plastike butë, si t’ishte mode- luar. Për sa i përket siluetës, figura është kompo- zuar në mënyrë të përsosur, në një tërësi stili- stike, me çallmën e mbështetur pa kujdes (po bukur) në kokë, me flokë që bien të dredhur në shpatulla dhe me disa krela që varen në ballë. Toni i pëlhurës së kokës, çallmës, është si enë natyrale me vija të theksuara. Ajo është mbë- shtetur në një mënyrë interesante dhe origji- nale. Rroba e brendshme me ngjyrë ujë deti, e hedhur në shpinë, duke lënë duart jashtë, e plotëson bukur siluetën. Manteli është pikturuar me bakëm të errët vishnje. Rroba e brendshme e vajzës që qëndron mbi këmbë është pikturuar me ngjyra të blerta, ndërsa përposh, me ngjyrë cinabri. Ajo mban në dorë një amforë antike dhe hedh me të ujë në legen.

Në të djathtë të shpellës, figurën e femrës e ekuilibron ajo e Josifit që rri shesh me shpinë të kthyer nga ajo. Me trishtim e vuajtje ai dëgjon pëshpëritjet e djallit të paraqitur në formë bariu, që do ta shtjerë në ngasje. Josifi është futur në mendime të thella, fytyra e tij e vrenjtur tregon mundimet e tij. Figura e vogël e djallit (personat më pak të rëndësishëm nga pozita paraqiten në ikonografi edhe me trup më të vogël), është shu- më shprehëse. Ai është veshur i tëri me gunë, gëzof, bën gjeste të gjalla me të dyja duart, për- piqet të provojë me të gjitha fuqitë, fajësinë e Shën Marisë…

Në mënyrë shumë të hollë është pikturuar grupi i mbretërve kalorës me mantel me pala fluturuese nga vrapimi i madh, me çallma të (vijon në faqen 10)

(vijon nga faqja 9) vjetra izraelite (fermanë) në kokë. Këta fermanë me formë të jashtë- zakonshme që i ngjajnë një tjetre të madhe ose cilindrit, janë pikturu- ar me ngjyrë të kuqe me një farë shtypësi: shkop të vogël përsipër, me çallmë, shall blu përreth.

Kostumet e jashtëzakonshme, interpretimi i posaçëm i tipave, ek- zekutimi me art të rrallë, të gjitha këto vija e shquajnë ikonën e Krisht- lindjeve të Beratit nga masa e për- gjithshme e ikonave tona.

Ajo ka një paralele të afërt, thu- ajse një kopje ekzakte të shek. XV në Itali, në koleksionin Volpi të Fire- nces. Edhe në afresket shqiptare të periudhës së mëvonshme shohim jehonën e saj.

Ikona e dytë e lindjes së
Krishtit.

Autori i panjohur (mendojmë të jetë i shek. XV-XVI). Prejardhja: Marrë prej kishës së “Evangjeliz- mosë” Kala-Berat. Përmasat: 53,5×34,5 cm.

Gjendet në fondin e Muzeut Arkeologjik të Tiranës me nr. in- ventari 3. Teknika e punimit: Kasa e mbërthyer përsipër, nuk është e gërryer me daltë; dërrasat janë prej ahu, të mbërthyera në dy par- vaze. Trashësia e dërrasës 4 cm, punuar me bojëra pluhur në bazë të verdhë veze. Vaji i lirit vënë me një shtresë të hollë.

Veçoritë e mënyrës së pikturi- mit: Nga stili i punimit është i një tipi me 7 ikonat e tjera që paraqesin skena të kremtesh. Po ai stil miniature, po ai punim i hollë i detajeve, po ato ngjyra të gjalla.

Tema është trajtuar me skemën e zakonshme të ikonave të Krisht- lindjes. Ne shohim po ato grupe që kemi në ikonën e mëparshme të Krishtlindjes, por një ndryshim shu- më i madh shihet në stilin e punimit: mungon ai karakter pastoral, mun- gon përsosmëria artistike që shqu- het në ikonën e parë të Krishtlindjes në Berat.

Krejt stili i pikturës ndryshon. Më mirë është paraqitur në ikonë grupi i mbretërve. Figuratjanë pik- turuar shumë hollë, sidomos duart;

fytyrat janë punuar bukur e gjitha- shtu, edhe rrobat.

Ka shumë lëvizje, mantelet flu- turojnë në mënyrë piktoreske dhe vetë figurat janë shprehëse: të gji- thë i tregojnë njëri-tjetrit yllin, të gji- thë nxitojnë. Përkundrazi, te kuajt shihen pak lëvizje, ato nuk kanë gja- llëri. Të bukur janë barinjtë, sido- mos ai që rri afër Shën Marisë. E gjithë figura është pikturuar me mjeshtëri dhe siguri, kapela i rri në kokë në një mënyrë veçanërisht të bukur. Karnacioni i figurave është punuar mirë, duart, gjunjët, fytyra, të gjitha janë punuar shumë hollë. I kuqi prej cinabri në të gjitha fyty- rat është më i theksuar se në ikonën e parë të Krishtlindjes. Dritat janë bërë me ngjyrë të derdhur, të thek- suar. Po këtu mungon ai përpjesëtim i përsosur i figurave. Kjo shihet për shembull në kokën e Josifit dhe të en- gjëllit afër, që janë tepër të mëdha.

Grupi qendror përbëhet prej shpe- llës, grazhdit me Krishtin e vogël, me kafshët që i fryjnë dhe e ngro- hin me frymën e tyre dhe me Shën Marinë e shtrirë. Afër saj qëndron një bari më kërrabë të kuqe, që tre- gon yllin. Shën Maria shikon në drej- tim të mbretërve. Ajo qëndron e shtri- rë në një krevat cinabër, manteli i saj është pikturuar me bakam dhe rroba e brendshme me ngjyrë ton të gjelbër. Çdo gjë është punuar hollë, mirë. Bariu që qëndron më këmbë ka një pozicion shumë të lirë. Njërën këmbë, atë të djathtën, ai e ka vënë në shkëmb afër figu- rës së Shën Marisë. Ka veshur një këmishë me nuancë dheu të gjelbër, është pajisur me brez, ka në kokë një kapelë me majë të lartë, me anë të ngritura dhe më një shirit të kuq (si në ikonën e parë të Krishtli- ndjes), po jo më të lidhur rreth qa- fës, po të mbështjellë rreth kapelës. Bariu ka në dorë një kërrabë të pu- nuar me cinabër, gjë që e thekson atë mirë në sfondin e maleve dhe

të këmishës së bariut. Përpjesëtimet, lëvizjet, punimi i palave është artistik.

Grupi i Josifit me bariun ngasës, është punuar gjithashtu mirë. Por e prish unitetin e përshtypjes rënia e bojës në figurën e Josifit. Megji- thatë po të shikohet mirë, edhe në të shihet punimi shumë i mirë i kë- mbëve, duarve, rrobave dhe madje i fytyrës….

* * *

Nga këto shënime të shkurtra mbi tiparet dhe vetitë karakteristike të disa monumenteve tona, mund të nxjerrim disa konkluzione të përgjithshme. Gjëja kryesore që bie në sy që në shikimin e parë është vlera e madhe artistike e monumen- teve. Shumica e tyre janë punuar me mjeshtëri aq të madhe, saqë na japin të drejtë të cilësojmë Shqi- përinë si vend me kërkesa të larta artistike, trashëgimtare të traditave të vjetra artistike, që i përvetësoi me vetëdije, i përpunoi në gjirin e vet dhe mbi bazat e tyre diti të ngre- jë kulturën e vet të zhvilluar artisti- ke. Monumentet tona të periudhës para pushtimit otoman, në shumicën e tyre, mund të krahasohen me mo- delet unikale të gjithë pikturës mes- jetare të Ballkanit dhe të vetë Bizantit. Ato na tregojnë se ku gjen- den burimet e artit shqiptar të epo- kës së mëvonshme (të shekujve XVZ-XVni), në të cilin shquhen tradi- tat dhe shprehitë e lashta. Një imtësi çfarëdo, një penelatë e vogël, mund të na sqarojë deri diku rrugët nëpër të cilat është formuar arti shqiptar, mund të na japë diçka për pikëpam- jet dhe jetën e mjeshtërve, të na tre- gojë përpjekjet e tyre krijuese.

Të gjitha kërkimet e studimet që janë bërë e do të bëhen në këtë drej- tim, do të ndihmojnë të kuptojmë çfarë ka qenë Shqipëria në të kalu- arën, çfarë vendi ka zënë ajo në Mes- jetë, në fushën e krijimtarisë artisti- ke-kulturore në Ballkan.

Marrë nga revista “Tempulli” nr.15