EmailFacebookKontakt

Paramendim apo paragjykim?

Në datën 3 shtator, organeve të mediave iu dorëzua një thirrje e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: “Jo, armëve!”. Në të i bëhej thirrje gjithë popullit për t’iu larguar këtyre mjeteve të vdekjes që sollën aq dhimbje muajt e fundit në vatrat shqiptare. Por ç’ndodhi?

Ajo u vu vetëm në buletinin e ndonjë agjensie dhe teletekstin e TV. Në të gjitha organet e shtypit heshtje. Kjo, në një kohë që bëhen aq debate e apele nga faqet e po këtyre gazetave.

Arsyet mund të jenë të shumta, duke nisur që nga indiferenca për gjërat që nuk përbëjnë skandal dhe deri indiferenca e disa drejtuesve ateistë, të shurdhët e të verbër ndaj vlerave shpirtërore. Por, mbi të gjitha, mbase është thjeshtë në vazhdën e izolimit informativ, që një pjesë e këtyre organeve i kanë bërë vitet e fundit Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Vazhdimësi e atij pozicioni, që ka shmangur t’i japë vend në faqet e këtyre organeve me paragjykime të çdo arritje pozitive të Komunitetit tonë.

Koresp. i Ngjalljes